Asnjë qytet në botën e zhvilluar nuk do të funksiononte pa dritat e trafikut. Ato nuk janë pengesa fizike, por shoferët preferojnë të punojnë me vetëkontrollin, dhe shpesh, ndjekin udhëzimet e tyre: ndalojnë me të kuqe, paralajmërohen me të verdhën, ecin me jeshilen. Automobilisti që shpërfill dritën e kuqe rrezikon jetën e tij dhe të njerëzve të tjerë, ndërsa po të ndjekësh rregullat e thjeshta në bazë të ngjyrës, rriten shanset për të arritur të sigurt në destinacion. Vetëm kaq në jetë.

Drita e kuqe

Shkoni në shtëpi dhe lahuni. Pastroni veprimin që bëni. Mbajini jetët të pastra nga veprimet e këqija në mënyrë që të mos kem pse shoh më nga to. Thuajini jo së keqes.—Isaia 1:16

Zakeu ishte një mbledhës taksash—një punë jo e çfarëdohme—dhe ndershmëria nuk ishte shumë e rëndësishme për të. Megjithatë, ai u përpoq shumë për të dëgjuar çka Jezusi kishte për të thënë, dhe Jezusi nga ana e Tij, bëri përpjekje për t’u takuar me të. Zakeu e mori mesazhin fort dhe qartë se ai duhej të ndalonte së falsifikuari librat dhe së mashtruari njerëzit nga të cilët merrte taksa. Ai pa dritën e kuqe. U ndal në gjurmët e tij, bëri një premtim, dhe pagoi për atë që kishte vjedhur, madje dhe përtej saj. 1

Çfarë do të donte Zoti që unë të ndaloja së bëri? Ndonjë mëkat, ves të keq? Ndoshta është pirja e duhanit apo ngrënia e tepërt; ndoshta është të luajturit lojra kompiuterike në orë të vona të natës; ndoshta të bërtiturit me padurim ndaj një familjari apo kolegu; ndoshta thjesht lënia e dritave ndezur duke humbur energji.

Shkoni pranë Zotit dhe Ai do të vijë pranë jush. Pastroni duart, mëkatet; pastroni zemrat tuaja, ju njerëz të pasigurt.—Jakobi 4:8

Zot i shtrenjtë, më ndihmo të jem vigjilent ndaj dritave të kuqe në jetë, të ndaloj së bëri gjëra që s’më ndihmojnë mua apo të tjerët apo që s’të kënaqin Ty.

Drita e verdhë

Të mençurit janë të kujdesshëm dhe e shmaning rrezikun; të marrët rrëmbehen nga një siguri e tepruar.—Proverbat 14:16

Një dritë e verdhë mund të ketë kuptime të ndryshme në përmbajtje të ndryshme, por ideja e një drite të verdhë pulsuese është, “Kujdes, je i sigurt që duhet të vazhdosh?”

Një femër në varfëri të skajshme ishte gati të gatuante atë pak që kishte mbetur nga furnizimi i dobët me ushqime. Ky do të ishte vakti i fundit për atë dhe djalin e saj, por profeti Elijah mbërriti dhe kërkoi të ushqehej. T’i jepte atë që mbeti nga ushqimi i tyre? Pa dyshim që u ndal ta mendonte. Në fund, ajo zgjodhi t’i besonte Zotit dhe të ushqente profetin e Tij në fillim. Neve na është thënë se si rezultat i këtij akti besimi, furnizimi i saj me ushqime u shumëfishua mrekullisht dhe familja e saj i mbijetoi urisë. 2

Nuk është gjithmonë e mundur të dimë rezultatet e vendimeve tona. Ajo është pjesë e misterit të jetës. Ajo që ne mund të bëjmë është të rrisim kujdesin, të krahasojmë mundësitë, të marrim parasysh pasojat, dhe të lutemi për mbrojtjen e Zotit. Për të marrë fjalën e Zotit mund të duhet kohë; rrallë ndodh t’i marrim përgjigjet shpejt.

Shumë lule i ekspozohen diellit, por vetëm një e ndjek atë në mënyrë të vazhdueshme. —Zemër, bëhu luledielli, jo vetëm e hapur për të marrë bekimin e Zotit, por duke parë vahdimisht nga Ai. —Jean Paul (1763–1825)

Zot i shtrenjtë, të lutem më ndihmo të jem i kujdesshëm. Më jep mbrojtje për të njohur rrugën ku duhet të eci, sepse unë lartoj shpirtin tim për Ty. -Psalmet 143:8 

Drita jeshile

Kalo, pra.—Mateu 28:19

Jeshile. Koha për të shkuar. Ka shumë “shkuarje” në tregimet ungjillore. Punëtorët dërgohen në vresht, 3 lebrozët e shëruar rishtas dërgohen në tempuj, 4 dishepujt nxirren për të predikuar dhe mësuar njerëzit. 5 Jezusi vetë qëndroi në lëvizje. “Jezusi shkoi thuajse në gjithë qytetet dhe fshatrat, duke dhënë mësim në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë, dhe duke shëruar çdo sëmundje e dobësi ndër njerëz.” 6 Nuk ishte një aktivitet thjesht për t’u marrë me diçka, por një veprim i qëllimshëm dhe kuptimplotë.

Zoti na thërret në aktivitet. Përgjgija jonë e nevojave që kemi nuk duhet të jetë vetëm mirëkuptim, por veprim. 7

Nëse ke humbur majtas apo djathtas, do të dëgjosh një fjalë që vjen mbrapa teje: “Kjo është rruga; ec në të.” —Isaiah 30:21

Fuqia dhe lumturia e njeriut qëndron te gjetja e rrugës në të cilën Zoti po ecën, dhe te të ecurit në atë rrugë, gjithashtu.—Henry Ward Beecher (1813–1887)

Nuk mund të jetojmë vetëm për vete. Një mijë fije na lidhin me njerëzit e tjerë; dhe përgjatë atyre fijeve, si penj të bukur, veprimet tona dalin si shkaqe dhe kthehen te ne si pasoja.—Herman Melville (1819–1891)

Zot i shtrenjtë, më ndihmo të mos zmbrapsem kur të jetë momenti për të veptuar. Më ndihmo të eci përpara me besim. Amin.


  1. Shih Luka 19:2-10.
  2. Shih 1 Mbretërit 17:8-16
  3. Shih Mateu 20:6-7
  4. Shih Luka 17:12-14
  5. Mateu 10:7
  6. Mateu 9:35
  7. Jakobi 2:15-16.