Ndërsa kanali i filmit Hallmark njoftoi 40 filma të rinj të Krishtlindjes për programin e tyre për vitin 2019, mua më ra ndërmend që pak ngjarje marrin pritshmërinë dhe emocionin që fal Krishtlindja. Krishtlindja ka ardhur për të përfaqësuar kulmin e vitit në një sezon të zgjatur të bukurisë, festave, bujarisë, miqësisë dhe gëzimit. Ne planifikojmë që traditat të përsëriten, duke sjellë të gjithë përsosmërinë e Krishtlindjeve të kaluara në botimin e sotëm.
Por çfarë të themi për kohën kur sezoni i gëzimit eklipsohet nga divorci, një diagnozë e frikshme, vdekja, zhgënjimi? Kur të gjitha traditat ndihen të zbrazëta dhe sezoni shërben si kujtesë se çfarë rrëmuje është jeta juaj, kur marrëdhëniet janë ndërprerë, llogaritë bankare janë të zbrazur dhe ëndrrat janë shtypur, çfarë mbetet për të festuar?
Unë mendoj se ne të gjithë kemi disa Krishtlindje si këto, disa Dhjetorë të Vuajtur.
Por përvoja jonë personale nuk e ndryshon faktin që Jezusi zgjodhi të bëhej njerëzor, si një fëmijë i pafuqishëm, dhe të hynte në botën tonë të dhimbjes, sëmundjes, mëkatit dhe ndarjes nga Zoti në mënyrë që të manifestonte dashurinë e Zotit për ne. Ai zgjodhi të ishte sakrifica, shlyerja për mëkatin tonë, në mënyrë që të mund të hyjmë në një marrëdhënie të shpenguar me Zotin. Ardhja e tij në këtë botë sinjalizoi fundin e fuqisë së vdekjes, frikës dhe urrejtjes. Edhe pse ato janë ende të përhapura në këtë botë, lindja e Jezusit siguroi që ato të mos e kishin fjalën e fundit. Ato nuk fitojnë!
Edhe në gjendjen tuaj të tronditur dhe të zhgënjyer, Jezusi sjell një shpresë që mund të festohet. Shpresoj që të shijoni përvojën e plotë të Krishtlindjeve të familjes, miqve, festave, dhuratave dhe dekorimeve të bukura. Por edhe nëse jeni vetëm dhe nuk bëni asgjë të veçantë për të përkujtuar festën, shpresoj që të jeni në gjendje të rindizni shpresën tuaj tek Jezusi. Lutem që një vetëdije e thellë e dashurisë së Tij për ju të jetë dhurata që tejkalon të gjitha pritjet. Shpresoj që të gjitha zbukurimet dhe komercializimi i Krishtlindjes të zbehet në sfond pasi bukuria e historisë së shpëtimit tonë kapërcen të gjitha tronditjet në jetën tuaj dhe timen.
Kujtoj barinjtë që shikonin delet e tyre në periferi të Betlemit natën që lindi Jezusi. Ata me shumë gjasa, kishin ftohtë, uri dhe parehati. Ata me shumë gjasa, nuk ndiheshin sikur gjërat po ecnin mirë për të, profesionalisht dhe në fusha të tjera të jetës. Por, ndërsa atyre iu shfaq engjëlli duke lajmëruar lajmin e mirë të lindjes së Jezusit, i ndjekur nga qielli i mbushur me kori engjëjsh, jam e sigurt se ata ndien dashuri, shpresë, gëzim dhe emocione që transformuan mërzitjen e jetës së tyre.
Kini shpresë në po atë lajm të mirë. Le ta festojmë shpresën e Jezusit këtë Krishtlindje!