Ekziston një lumturi dhe kënaqësi e veçantë që vjen duke vendosur të tjerët dhe nevojat e tyre mbi të tuat. Kur je duke bërë diçka të mirë për dikë, nuk i bën mirë vetëm atyre, por edhe vetes tënde. Lumturia që vjen nga veprimet e mira, të kujdesshme dhe bujare nuk është një kënaqësi e vogël apo e pavlerë; është një ndjenjë e thellë përmbushjeje. Ti po e lë Shpirtin Tim të dashurisë në botën rreth teje, në jetën e të tjerëve dhe në jetën tënde personale.
Ku është dashuria në veprim, atëherë edhe Unë jam në veprim. Është në natyrën njerëzore që të kujdesesh për veten në fillim, të jesh egoist, dhe duke kërkuar e duke pritur të trajtohesh mirë nga të tjerët para se ti vetë t’i trajtosh ata mirë. Por kur jep ti vepron si Unë. Të bësh diçka të mirë dhe bujare për dikë tjetër shpesh kërkon përpjekje, dhe çdo herë që e bën, kupton se ajo është mënyra më e mirë për të jetuar. E gjitha ka të bëjë me kushtimin e vëmendjes ndaj të tjerëve dhe vlerësimit të tyre, jo thjesht duke i parë ata nga ana sipërfaqësore, por duke parë brenda tyre.
Kërko mënyra për ta bërë ditën apo javën e dikujt më të bukur, pak më të këndshme, pak më relaksuese, pak më argëtuese, më pak stresuese, më pak të ngarkuar, më pak të mërzitshme, më pak të kufizuar. Ndërkohë që e bën këtë gjë, po shkakton të njëjtin efekt pozitiv mbi ditën dhe javën tënde. Kërko për Mua tek të tjerët dhe bëj që edhe ata të më shohin Mua tek ti.