Kur Unë them se të, vetëm ty, po flas me secilin nga fëmijët e Mi nga çdo fushë e jetës. Jam duke folur me ata që ndihen larg dhe distant nga Dashuria Ime. Jam duke folur me ata që mendojnë se kanë dështuar dhe nuk ka falje për t’u gjetur, ose që ndiejnë se nuk ka shpresë.
Mua më pëlqen kështu si je. Dashuria Ime po arrin tek ti pikërisht tani. Dashuria ime, falja Ime dhe mëshira Ime janë të gjitha këtu për ty, nëse do t’i marrësh. Dëshiroj shumë të të mbaj ty pranë Zemrës Sime të Dashurisë.
Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, të stër-munduar dhe të rraskapitur, ky mesazh është për ty. Nëse e ndjeni se po të bie të fikët në mendje, po të bie të fikët në zemër dhe në shpirt, ky mesazh, i shtrenjti Im, është për ty. Nëse mendon se zelli të ka lënë, dhe ndihesh i pa shpresë, jam këtu për ty dhe s’do të të lë kurrë apo braktis!
Nëse jeni duke qëndruar në prag të horizonteve të reja, duke u ndier i tronditur nga sfidat përpara, i frikësuar nga e ardhmja; nëse mendon se nuk e ke atë që nevojitet për të përmbushur nevojat para teje, dua që të dish se do ta kalojmë bashkë.
Unë jam gjithmonë përkrah teje. S’të kam braktisur kurrë dhe s’do të të braktis kurrë.