Kur të Më pranosh në jetën Tënde dhe të Më njohësh, do të përjetosh lumturi të thellë dhe të fortë. Apostulli Pjetër e përshkroi këtë si “gëzim të papërshkrueshëm dhe plot lavdi” (1 Pjetrit 1:8 KJV).
Kur vdiqa në kryq, pagova çmimin për mëkatet e botës, përfshirë çdo vepër të padrejtë që keni bërë ndonjëherë. Dhe ngaqë e bëra atë, kushdo që beson tek Unë dhe do të më pranojë do të jetojë përgjithmonë, dhe kjo të përfshin edhe ty.
Kur e kupton se çfarë do të thotë kjo, kur e kupton që gjithçka është falur, që Unë të dua pa kushte, se do të jem pranë teje në të mirë dhe në të keq, se kurrë nuk do të heq dorë nga ty, dhe që pa marrë parasysh se çfarë kthese mund të marrë jeta, mund të shikosh përpara për lumturinë e përjetshme në një botë vërtet të përsosur, tani që është diçka për t’u lumturuar dhe ngazëllyer!
Ju mund të gjeni gëzim duke ditur se problemet bezdisëse dhe papërsosmëritë e kësaj bote, do të kalojnë së shpejti dhe gjithçka do të bëhet e përsosur, plot dashuri. Ju mund ta kuptoni këtë duke u përqendruar tek Unë, fuqia Time dhe premtimet e Mia.
Dhe nëse e keni provuar atë gëzim në të kaluarën, por e keni humbur disi, mund ta rifitoni në të njëjtën mënyrë. Thjesht mendo për Mua, gjithçka që kam bërë për ty dhe gjithçka që të kam premtuar. Unë u thashë dishepujve të mi të parë: “Këto gjëra jua kam thënë, që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 15:11), dhe që i njëjti gëzim të jetë edhe juaji.