Ishte mëngjesi i Krishtlindjeve dhe unë më bashkëshorten time po pushonim pas një Dhjetori të vrullshëm. Pamja nga veranda e hotelit tonë—një liqen i bukur i rrethuar nga male të mbuluar me borë—ishte një pamje piktoreske, por si vrojtues shpendësh që jam, më tërhoqi vëmendjen ajo që po shihja lart në ajër.

Tufa të mëdha prej mijëra gargullësh rrotulloheshin dhe lëviznin të sinkronizuar me njëri-tjetrin. Ata ndaheshin në grupe të vogla për t’u ribashkuar sërish më pas. Ngjiteshin, zbrisnin, ktheheshin dhe rrotulloheshin si të ishin një trup i vetëm. Bashkoheshin, ndaheshin e më pas ribashkoheshin me grupe të tjera duke bërë që tufa të ndryshonte formë vazhdimisht. Shfaqja zgjati rreth tridhjetë minuta.

Sipas disa ornitologëve, ky balet i mrekullueshëm i vënë në skenën qiellore, ndodh nga nevoja e shpendëve për të gjetur rryma të ngrohta ajri gjatë dimrit. Shpendët mund të perfomojnë lëvizje të tilla për orë të tëra. Louise Crandal, një ish-kampione bote në hedhjen me parashuta, tani fluturon me shqiponjën e saj të stërvitur për të arritur rezultate maksimale. Ja si i këshillon ajo parashutistët e tjerë:

“Ndiqni zogjtë. Ata janë mjeshtrat e qiellit ndaj veproni ai ata. Është fare e thjeshtë!… Kam kuptuar se shpendët nuk fluturojnë duke krijuar rrathë të plotë nga 360 gradë. Çdo xhiro që bëjnë është e ndryshme nga tjetra dhe ata lëvizin vazhdimisht duke u përpjekur të gjejnë rryma ajri sa më të ngrohta. Ata nuk i kursejnë lëvizjet e tyre në mënyrë që të gjejnë lartësinë e duhur. Sa herë që të keni mundësi të fluturoni me një shpend, përpiquni ta ndiqni sa më afër të mundeni. Shpendët fluturues qëndrojnë në ajër shumë gjatë, edhe nëse kanë pas tyre një parashutist të bezdisshshëm. Prandaj, gjithmonë mund të mësojmë prej tyre.” 1

Kthehemi sërish të festa jonë e Krishtlindjeve dhe tek shfaqja e mrekullueshme akrobatike që ndodhi në ajër. Dukej sikur shpendët kërcenin në shenjë lavdërimi ndaj Krijuesit të tyre dhe m’u kujtua kori engjëllor që lajmëroi lindjen e Jezusit: “Engjëllit menjëherë iu bashkua një ushtri e madhe qiellore që lëvdonte Perëndinë duke thënë: ‘Lavdi Zotit në majat më të larta!’” 2

Jezusi premtoi: “Dhe Unë, nëse do të ngrihem nga toka, do t’i marr të gjithë njerëzit me vete.” 3 Le t’u bashkohemi engjëjve duke lëvduar Zotin këto Krishtlindje, të bëhemi me krahë dhe të fluturojmë drejt qiellit! 4


  1. Si të gjejmë lartësinë e duhur: Zen dhe Arti i Rrathëve Pjesa e 2-të: Lëvizja Vertikale,” Revista Cross Country, 23 Mars, 2006.
  2. Luka 2:13-14
  3. Gjoni 12:32
  4. Shih Psalmi 55:6.