E keni vënë re se është e rrallë të gjesh dikë që mendon se ruan një ekuilibër të mirë në jetën e tij: puna, familja, jeta shpirtërore, punët e përditshme dhe nevojat personale?

Askush nuk e do jetën që na shton vazhdimisht aktivitete të tjera në një ditë tashmë të mbingarkuar; jetën ku duhet t’i shpjegosh fëmijëve përsëri pse s’mund të rrish tani me ta. Ne duam një jetë ku të kalojmë kohë me familjen dhe miqtë, si dhe kohë për t’ia kushtuar Zotit. Duaj të jemi në gjendje të bëjmë gjërat që janë të rëndësishme pa u ndier gjithmonë të nxituar dhe të shastisur. E thënë me fjalë të thjeshta, ne duam që në çdo fushë të jetëve tona të marrim sasinë e duhur të kohës dhe vëmendjes!

Megjithatë, në këndvështrimin e saj, çdo aspekt i ekzistencës sonë kërkon më shumë nga ne sesa kemi për të dhënë. Gjithsecili nga ne, me shumë gjasa, mund të jetë lehtësisht një prind dhe bashkëshort, ose mund të kalojë çdo orë për punën, studimet apo interesa të tjera dhe prapë të ndiejë se nuk po ia del mbanë në ndonjë nga ato fusha.

Kur shikon panoramën e plotë, jeta është thjesht tërësia e zgjedhjeve që bëjmë. Meqenëse njëri prej nesh duhet të bëjë çka pesë veta do të stërlodheshin të arrinin, ne duhet të mësojmë të caktojmë prioritete mbi nevojat dhe kërkesat lidhur me kohën dhe energjinë tonë.

E njëjta gjë vlen edhe për shëndetin tonë. Në shumë raste, jetesa e shëndetshme është të bësh vazhdimisht zgjedhjet e duhura, përfshirë edhe çfarë hamë dhe sa aktivë jemi. Edhe në këtë rast, është e pamundur të arrijmë maksimumin e çdo aspekti të shëndetit tonë, por mund të punojmë me disa pika kyçe për ta mbajtur trupin tonë të fortë dhe të arrijmë rezistencë të lartë.

Lajmi i mirë është se Zoti është në anën tonë. Ai na ka dhënë trupa që janë  jashtëzakonisht elastik, me mekanizma të integruar paralajmërimi dhe mbrojtjeje. Ai gjithashtu na ka dhënë mendimin e përbashkët praktik dhe përvojën kolektive të burrave dhe grave të shkencës. Dhe na jep pikëpamje dhe ide të personalizuara mbi situatat tonë unike, nëse ia kërkojmë Atij.

Ndaj, ta fillojmë ndryshimin.