Pas katër vjetësh dhe një udhëtim 44 orësh me autobus, më në fund vizitova vajzën dhe dhëndrin tim dhe pashë mbesën time të vogël, Xhovana, për herë të parë. Ajo ma rrëmbeu zemrën në çast, ishte kaq e lezetshme, e zgjuar dhe aktive. Gjyshërit e tjerë do të më kuptojnë nëse them se mbesa ime është vajza më e admirueshme dhe e mrekullueshme në botë!

Një ditë ajo po vraponte përreth duke luajtur dhe duke bërë rrëmujë. Brenda sekondës, ajo kaloi nga ushtrimi i saj i famshëm “trekëndëshi A” në shtrat (kokën dhe këmbët të vendosura fort në dyshek, të pasmet lart dhe krahët që formonin A-në) e ulur në dysheme duke bërë një zhurmë të mbytur. Ajo dukej e befasuar, por fatmirësisht nuk u lëndua. Ajo u ul atje për një çast me një shprehje që ishte një përzierje e tronditjes, mosbesimit dhe sikletit.

Pasi e mori veten dhe u ngrit, u ofrova të lutesha për të sepse isha e sigurt se një rënie e tillë dhe e papritur duhet të ketë qenë të paktën pakëz e dhimbshme. Sapo mbarova lutjen, Xhovana hapi sytë e saj të mëdhenj kafe, dhe atje ishte, ai shkëlqimi i pagabueshëm i haresë. Ajo hapi duart dhe ishte gati t’i kthehej punëve të rëndësishme të jetës së saj prej vogëlusheje: të kërcente dhe të luante akoma më shumë.

Pas disa ditësh, babai i saj duhet të udhëtonte në një qytet tjetër dhe u largua për disa ditë, dhe ajo ia ndjeu shumë mungesën. Ai e kishte kthyer në zakon të kalonte çdo ditë kohë me të pas darkës sa herë që i krijohej mundësia, dhe kjo ishte koha kur ajo ia ndjente më shumë mungesën. Një mbrëmje, vajza ime i tha Xhovanës që në vend që të rrinte e mërzitur, duhet të lutej për babanë e saj, dhe ato u lutën së bashku. Çehrja e saj ndryshoi menjëherë ndryshoi nga shqetësimi dhe ndjenja e mungesës në paqe dhe besim, u kthye përsëri në vajzën e lumtur dhe energjike.

Besimi i saj i thjeshtë më bëri të rivlerësoja besimin tim. Është një gjë të lutesh dhe të besosh se Zoti do të të përgjigjet (prandaj lutemi në radhë të parë), por është diçka tjetër të lutesh dhe të ndalosh menjëherë së shqetësuari, sepse ne me të vërtetë besojmë se përgjigjja po vjen tashmë. Xhovana e besonte me të vërtetë, ndaj, ajo mund të vijonte jetën me lumturi.

Pra, pse të shqetësohemi? Ne mund të përdorim zgjidhjen e Xhovanës për të zgjidhur problemet dhe zhgënjimet tona. Ne thjesht duhet t’i përfshijmë ato situata tek Ai në lutje, të besojmë që Ai do t’i zgjidhë ato, dhe pastaj të mos shqetësohemi se si dhe kur do të vijë përgjigja.