Kohët e fundit u bëra nënë me dy fëmijë. Vijnë kaq shumë emocione, gëzime dhe mësime të reja, me ardhjen e një fëmije tjetër në familje. Sfida më e re me të cilën unë përballem është të bëhem gati të kthehem në punë dhe të përgatis foshnjën time tre muajshe për këtë ndryshim. Vajzën time të parë (tani pothuajse katër vjeçe)  nuk qe kurrë nevoja ta ushqeja me një biberon, dhe duket se edhe me të dytën nuk do të ketë ndryshim. Herë pas here, përballem me të njëjtin zhgënjim dhe ndihem tmerrësisht shkapërdare kur hedh qumështin e gjirit.

Kur ushqimi i çmuar zhduket në kullues, do të doja që ajo të kuptonte disi se po e bëj këtë për të mirën e saj. Do të doja që ajo të kuptonte se ky qumësht është po aq i mirë sa edhe ushqimi i zakonshëm; është thjesht në një paketim ndryshe. Nuk është aq i ngrohtë, i rehatshëm, i butë dhe qetësues, por është përsosmërisht i përshtatshëm për nevojat e saj të ardhshme. Do të doja që ajo të kuptonte se nuk po përpiqem ta mërzis atë apo të ndaloj atë që do për ta lënduar atë apo sepse unë nuk i kuptoj të qarat e saj të indinjimit apo urisë. E bëj sepse e dua dhe dua që ajo të jetë e aftë t’i bëjë ballë ndryshimeve që do të vijnë dhe t’i lehtësoj asaj kalimin në fazën tjetër të jetës sonë.

Ndërkohë që data e fillimit të punës sime të re afrohet, filloj të ndiej tensionin. Duke qëndruar para lavamanit një mbrëmje, e gjeta veten duke menduar për gjashtë muajt e fundit dhe sesa shumë gjëra kanë ndryshuar për familjen tonë. Mbi një vit më parë, unë dhe bashkëshorti im hapëm një biznes shumë të suksesshëm me dy miqtë tanë më të ngushtë. E shtymë ardhjen e fëmijës sonë të dytë për t’ju përkushtuar me gjithë vëmendjen kësaj sipërmarrjeje. Puna jonë dhe e bashkëpunëtorëve tanë solli shumë gëzim në jetët tona. Ishte një ëndërr e bërë realitet, dhe ne kishim shpresa të mëdha për të ardhmen. Pasi biznesi u vu në vijë, po prisnin me padurim një vit me ritme të ngadalta për t’u përqendruar më shumë në familjen tonë.

Por fiks para se të hynim në vitin tonë të dytë, patëm një mosmarrëveshje me një nga partnerët tanë të biznesit për çështje parimesh. Me shumë trishtim, ne të tre përfunduam duke e humbur gjitihë investimin tonë në biznes dhe shumë më shumë. Ishte një humbje që të coptonte zemrën në shumë nivele.

Nxora një psherëtimë lehtësimi kur u ktheva në të tashmen dhe gëlltita lëmshin në fyt. Pse duhet të na ndodhte kjo? Pse duhet të jem tani në pozitën ku më duhet ta lë të voglën time kaq shpejt? Pse na lëndoi kaq shumë ky person? Çdo vit shfaqen mënyrë krejtësisht të reja për të provuar durimin tonë, dhe kjo i vuri kapakun të gjithave. Kur do të jemi në gjendje të marrim frymë?

Mendja ime në atë moment përfundimisht nuk ishte e përqendruar në gjerat shpirtërore, por në atë moment, më lindi një mendim, si një botëkuptim që më ishte injektuar papritur mes trenit të trazuar të mendimeve. Ajo që po kaloj me foshnjën time, mund të krahasohet me atë që zoti duhet të bëjë ndonjëherë me jetët tona. Ai do vetëm gjëra të mira për ne, por ndonjëherë gjërat që Ai lejon të vijnë në jetën tonë, nuk na duken aspak të mira. Ajo me të cilën po përballemi është e çuditshme, e panjohur dhe e parehatshme. Nuk mund të shohim shumë pas kësaj gjëje të madhe të pakëndshme, dhe ne ndihemi të ndarë nga ngrohtësia dhe afërsia me të cilën jemi mësuar.

Njësoj si foshnja ime, shpirti im po ulëret, nuk shoh sesi mund të vijë ndonjë e mirë nga kjo situatë. Fatmirësisht, unë kam një At qiellor i cili është i gjithëdijshëm dhe i gjithëpushtetshëm, i cili nuk do të heqë kurrë dorë nga unë as në momentet e mia të dobësisë. Ai përshpërit butësisht kur fshin lotët, “Nuk do të ta ndaloj atë që ke nevojë. E di që të duket e vështirë dhe je në tension, por, fëmija Im i dashur, e di që kjo është nevojshme për fazën tjetër në jetën tënde. Unë dua të të pajis me aftësitë që ke nevojë, dhe nëse ke besim tek Unë dhe merr këtë që po të ofroj, shumë shpejt do të shihni se do të ndiheni të plotësuar dhe të kënaqur si më parë. Por tashmë do të jesh më i mençur dhe më i aftë për të pranuar të aredhmen dhe atë që ajo ka rezervuar për ty.”

Sa duhet ta lëndojmë Atin tonë kur nuk kemi besim tek Ai dhe i lëmë dhuratat e Tij të çmuar të na rrëshqasin nga duart, kur na ofron përpjekjet e Tij më të mira për të na ndihmuar me rezistencën dhe protestat e zhurmshme. Sa nga dhuratat e Tij kam lënë të më ikin, apo thjesht e kam parë dhe nuk i jam bashkuar?  Gjithë ajo mirësi mund të ishte e imja, sikur vetëm të kisha besuar, t’i isha nënshtruar dëshirave të Tij, të kisha zgjedhur t’i pranoja ndryshimet, dhe të bëja vetëm pak më shumë përpjekje dhe të shihja se ku do të më çonte.

Duke medituar pak më shumë mbi këtë, më vinin ndërmend herë të pafundme përgjatë jetës sime, kur kisha njohur coptimin e zemrës, padrejtësinë dhe sfidat e përballura që më dukeshin të frikshme. Me kalimin e kohës, pashë  se secila prej tyre ishte thjesht një gur vau. Që të çonte nëpër vende të reja, të njihte me njerëz të rinj, dhe të bënte të përjetoje eksperienca të reja, të cilat në kthim më sillnin gëzim, përmbushje, dhe aftësi të reja që më pajisnin me mundësi të tjera që erdhën më vonë në rrugën time. Pa këto trauma dhe drama të së shkuarës, e di që nuk do ta kisha besimin dhe nuk do të besoja se tani më duhet të përballem me këtë ngjarje të kohëve të fundit, një ngjarje që të ndryshon jetën.

Në rregull, At, ngrohe atë ushqim. Kam besim tek Ti.

Të rritemi nga përvojat!