Lutjet tregojnë besimin tënd tek Unë, besimin se unë të sjell zgjidhje, të tregoj rrugën, punoj me jetët e njerëzve, dhe madje, bëj të pamundurën kur është e nevojshme. Kjo gjithashtu tregon se ti dëshiron të varesh nga Unë, dhe kjo më kënaq pa fund.

Unë punoj përmes lutjeve e thëna dhe të pathëna të zemrës tënde, por kur ti i shpreh lutjet me fjalë, ky është një manifestim më i madh i besimit tënd. Kjo Më thur lavde dhe pohon se Unë jam i Vetmi që kryen mrekulli, të plotëson, të mbron dhe të udhëheq.

Lutjet kanë gjithmonë efekt. Kur lutesh, ndodhin gjëra. Mbase, nuk të jap gjithmonë përgjigjen që ti kërkon ose pret, por premtoj të përgjigjem me më të mirën time. Unë i jam kushtuar Vetes të përgjigjem në çdo lutje.