Rruga e dashurisë së vërtetë s’ka qenë kurrë e thjeshtë.
Uilliam Shekspir (1564–1616)

Dashuria është ashtu siç pritet. Ia vlen të luftosh për të, të tregosh trim dhe të rrezikosh gjithçka për të.
Erica Jong (b. 1942)

Dashuria është një akt faljeje të pafundme, një shikim i butë, që kthehet në zakon.
Peter Ustinov (1921–2004)

Ti dashuron jo vetëm kur gjen personin e përsosur, por edhe kur e shikon të përsosur një person që s’është i tillë.
Sam Keen (b. 1931)

Dashuria me shikim të parë është e thjeshtë për t’u kuptuar, është kur dy njerëz kanë një përjetësi që kërkojnë njëri-tjetrin, në atë moment, gjetja e saj kthehet në një mrekulli.
Amy Bloom (b. 1953)

Gjërat më të mira në jetë vijnë të shoqëruara në paketim, me një fjongo rreziku. Ti hap dhuratën, merr parasysh rrezikun dhe njëkohësisht, gëzimin. Edhe prindërimi është i tillë. Po ashtu, edhe martesa. Njësoj edhe miqësia. Në mënyrë që të përjetosh jetën plotësisht, duhet ta ekspozosh veten ndaj cënueshmërisë [së vazhdueshme].
Kristin Armstrong (b. 1973)

Dashuria është si një bimë e vyer. S’mundesh vetëm ta pranosh dhe ta lësh në një dollap apo të mendosh se mund të vazhdojë të jetojë e vetme. Të duhet ta ujjisësh. Duhet të kujdesesh dhe ta ushqesh atë.
John Lennon (1940–1980)

Marrim gabimisht si të mirëqenë që nëse partnerët tanë na duan, ato do të reagojnë dhe sillen në mënyra të caktuara, të njëjtat mënyra që ne reagojmë dhe sillemi kur duam dikë.
John Gray (b. 1951)

S’të verbon dashuria për tjetrin, por dashuria për veten.
Volteri (1694–1778)

Marrëdhëniet e të gjitha llojeve janë si rëra, kur e mbajmë në dorë. E mbajtur lirë, me dorë të hapur, qëndron aty ku është. Në momentin që e mbyll dorën dhe e shtrëngon fort për ta mbajtur, rëra rrjedh mes gishtave. Mund të mbash një pjesë të vogël të saj, por shumica do të humbasë. E tillë është edhe marrëdhënia. E mbajtur sa më e lirë, me respekt dhe liri për personin tjetër, duket sikur mbetet e paprekur. Por e mbajtur shumë fort, e zotëruar edhe marrëdhënia shpëton nga duart dhe humbet.
Kaleel Jamison (1931–1985)

Ti mëson të flasësh duke folur, të mësosh duke mësuar, të vraposh duke vrapuar, të punosh duke punuar; dhe kështu, ti mëson të duash duke dashur. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta mësojnë në mënyrë tjetër, po mashtrojnë veten.
— Shën Francis de Sales (1567–1622) 

Dashuria është si një Kub Rubiku: Ka një pafundësi kthimesh dhe rrotullimesh të gabuara, por kur e meson, të duket e përsosur në çdo mënyrë që e sheh. — Brian Cramer