Rreth 13 vite më parë, unë dhe bashkëshorti im, Sem, bëmë një udhëtim nga Kalgari, në Albertë, për në Uinipeg, të Manitobës, në Kanada. E ngarkuam kamionin tonë të vjetër për shpërnguljen dhe u nisëm. E kishim planifikuar shumë mirë këtë shpërngulje. Çdo gjë ishte e paketuar dhe sistemuar me kujdes. Kishim përcaktuar rrugën dhe kishim vlerësuar kohën tonë. Kishim përcaktuar buxhetin për gaz, ushqim, hotele dhe gjithçka të nevojshme. Ishte udhëtimi ynë i parë i gjatë me një fëmijë, prandaj ne duhet të siguroheshim që kishim gjithçka që na duhej për udhëtimin. Synimi ynë ishte ta përfundonim udhëtimin në Uinipeg.

Në mëngjesin kur u nisëm, u çuam herët dhe dolëm në kohë për rrugë. Kishim vetëm një problem: Ne nuk u drejtuam për në lindje, siç supozohej. U futëm në autostradë dhe nga forca e zakonit u drejtuam për perëndim. Si përfundim, tabelat për Banf, në drejtimin e kundërt të vendit ku po përpiqeshim të shkonim, na lajmëruan se nuk ishim në rrugën e duhur. Sapo e kuptuam gabimin tonë, në morëm kthesën e parë 180° dhe filluam të ecnim në drejtimin e duhur. Arritëm në Uinipeg edhe pse pak me vonesë.

Thelbi nuk është se unë dhe Semi u sfiduam nga ana e drejtimit, por është rruga ku gjenden, jo qëllimet e tua, ato që përcaktojnë se ku do të përfundosh. Ne nuk kishim absolutisht asnjë qëllim të shkonim në Banf dhe synimi ynë i vetëm ishte të shkonim në Uinipeg; por pavarësisht kësaj, ne do të kishim përfunduar në Banf po të kishim vazhduar rrugën tonë fillestare.

Por në fund të fundit, veprimet do të venë krye mbi qëllimet çdo herë. Jetët tona janë shuma totale e veprimeve tona, jo të qëllimeve, ëndrrave apo dëshirave tona. Mësimi është i thjeshtë: kushtoji më pak vëmendje qëllimeve. Më mirë, shiko rrugën ku ndodhesh.

Nëse dëshiron të shkosh në një vend tjetër, merr një rrugë tjetër. Bëj lidhjen mes zgjedhjeve të tua dhe rezultateve në jetën tënde. Vlerëso dhe rregullo rrugëtimin në përputhje me rrethanat. Është diçka të cilën duhet ta bëjmë të gjithë. Zoti na ka dhënë aftësinë të zgjedhim, të lundrojmë dhe të përcaktojmë rrugët ku udhëtojmë.

Shumica prej nesh nuk humbasin apo marrin rrugën e gabuar qëllimisht. Më saktë, ne nuk i konsiderojnë zgjedhjet që bëjmë çdo ditë si zgjedhje që na afrojnë më shumë me pikëmbërritjen tonë apo na çojnë më larg prej tij. Sapo krijohet lidhja, është më e thjeshtë të ndryshosh rrugën në të cilën ndodhemi me atë që do të na çojë atje ku duam të jemi.