Çdo vit, kur vijnë Pashkët, e gjej veten të pushtuar plotësisht nga mendimi se çfarë kaloi Jezusi për ne. Kaq shumë vuajtje, ankth dhe dhimbje kaloi Ai orët para ekzekutimit të tij mizor. Pa përmendur shqetësimin mendor duke e ditur se çfarë po vinte. Po, e dinte qëllimin pas gjithë kësaj, por gjithsesi, ishte e tmerrshme. Në fakt, Jezusi kërkoi të lirohej nga kryqi. 1

Ai mund të ishte zmbrapsur, të kishte hequr dorë ose madje të kishte thirrur engjëjt për ta shpëtuar.2Pse s’e bëri? Sepse më shumë se t’i japte fund të gjithë dhimbjes fizike dhe torturës mendore, Ai donte të na shpëtonte.

Ai donte pa paragjykime. Kur një centurion romak, një pjesëmarrës në regjimin ushtarak shtypës të Romës erdhi te Jezusi, duke i kërkuar shërimin e shërbëtorit të tij, Jezusi me kënaqësi e shëroi atë njeri. Ai e donte centurionin dhe shërbëtorin e tij, po aq sa edhe çdo person tjetër. 3Gruaja samaritane në pus ishte pjesë e një kulture të huaj, një njeri që çifutët bënë çmos për të shmangur dhe mbi të gjitha, ajo ishte një grua. Por Jezusi pa një zemër të lënduar dhe tregoi se ishte e veçantë për Zotin. 4

Ai kaloi përtej normave shoqërore për të treguar dhembshuri. Ai ishte gjithëpërfshirës edhe nëse kjo gjë e dëmtonte reputacionin e tij. Një grua (përshkruar si mëkatare e shquar) erdhi një herë tek Jezusi ndërsa Ai po hante dhe filloi të qante me pendim. Ajo ia lau këmbët me lotët e saj dhe pastaj ia thau me flokët e saj. Udhëheqësit fetarë dhe personat e tjerë që po hanin me Krishtin u tmerruan që Jezusi lejoi një grua të tillë ta prekte. Jezusi u tregoi atyre një histori se si një grupi borxhlinjsh iu falen borxhet dhe i pyeti,“Kush mendoni se do ta dojë më shumë kreditorin që ia fali borxhin, ata që kishin pak për t’u falur ose ata që kishin shumë?” Kur ata u përgjigjën se ata mendonin se supozohet të ishin ata, të cilëve iu falën më shumë, Jezusi thjesht tha, “E gjykuat drejtë.”Pastaj Ai u kthye nga gruaja, dhe para të gjithëve i tha asaj,“Mëkatet e tua janë falur.”Dhe kaq ishte. 5

Ai i shëroi të sëmurët edhe të shtunën, kur puna ishte e ndaluar nga ligji fetar hebre dhe shpjegoi pse e bëri këtë. 6Ai hëngri darkë me Zakeun, i cili ishte një grumbullues i urryer taksash. 7Ai i foli me dashamirësi lebrozëve të përbuzur dhe ua mbushi zemrën. 8

Jezusi u prek nga gjendja e të tjerëve. Kur Llazari vdiq, Jezui qau me ngushëllim. 9Kur Pjetri filloi të zhytet në valët e hedhura, Jezusi u zgjat dhe e kapi.10 Pas ringjalljes, edhe pse Pjetri e kishte mohuar me forcë çfarëdo lidhje me ndodhinë, Jezusi e përmendi atë me emër, duke i bërë të ditur se falja është gjithmonë në dorën e tij. 11Edhe kur Thomai dyshonte për realitetin e ringjalljes, Jezusi me dëshirë e lejoi Thomain të shikonte vetë provat. 12Ai e dinte që dishepujt e Tij ndonjëherë kishin zemër të dobët dhe lëkundeshin nga emocionet. Dhe Ai e di se ashtu jemi edhe ne, megjithatë Ai gjithsesi na do. 13

Jezusi u ngrit për të drejtën. Ai i nxori jashtë tempullit personat që blinin dhe shisnin dhe i nxori në pah hipokritët dhe gënjeshtarët sa herë i takonte. Edhe pse Ai ishte i mençur, i duruar dhe shpesh i butë, Ai gjithashtu e bënte të qartë se Ai e dinte ç’ishte e vërtetë, pavarësisht nga pasojat. 14

Pra, nëse dëshirojmë vërtet të jemi si Krishti, vetë Jezusi na i dha pikën e referimit te Mateu 22:37–40 kur Ai tha,“ Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde [dhe] Duaje tjetrin si veten.”

Nëse secili prej nesh e do Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë, ne natyrisht do të dëgjojmë atë që Ai thotë. Ne nuk do t’i vëmë Perëndi të tjera përpara Tij, nuk do ta harrojmë emrin e Tij, ose nuk do të harrojmë që të gjejmë kohë për Të. Dhe nëse e duam tjetrin sa duam veten, nuk do të gënjejmë, vjedhim, vrasim, lakmojmë, e kështu me radhë. Në fakt, ne do të dalim nga rruga jonë për të bërë gjëra për të tjerët. Ne do të duam pa kushte, sepse kështu na kanë dashur. Ne do të ngrihemi për të drejtën, sepse Zoti dhe Fjala e Tij do të jenë shembulli ynë. Ne do të ndihmojmë të tjerët, duke e ditur se jemi të gjithë të barabartë në sytë e Zotit, edhe nëse kjo kërkon kalimin e vijave të kufijve të pranueshëm shoqëror.

Mund të ketë raste kur humbasim rrugën, shpërfillim Zotin tonë, apo edhe mohojmë lidhjen me Të. Por, ashtu si Biri Plëngprishës, nëse kthehemi dhe ecim drejt faljes, Ati ynë do të vrapojë të na presë krahëhapur.

Përmes vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes të Tij të lavdishme në mëngjesin e Pashkës, mund të jetojmë çdo ditë me pasion, pasionin e një të krishteri.

  1. Shih Luka 22:42.
  2. Shih Mateu 26:53.
  3. Shih Mateu 8:8–13.
  4. Shih Gjoni 4:7–26.
  5. Shih Luka 7:37–50.
  6. Shih Mateu 12:10–12.
  7. Shih Luka 19:2–10.
  8. ShihLuka 17:12–19; Marku 1:40–42.
  9. Shih Gjoni11:35.
  10. Shih Mateu 14:30–31.
  11. Shih Marku 16:7.
  12. Shih Gjoni 20:24–28.
  13. Shih Psalmet 103:14.
  14. Shih Marku 11:15; Luka 11:46; Gjoni 8:44.