Një mesazh nga Jezusi
Ti je fëmija Im dhe Unë të dua. Është kaq e thjeshtë. Ti ke një shpirt të përjetshëm që jeton brenda teje, dhe unë të njoh ty dhe gjithçka rreth jetës dhe përvojave të tua. Unë kujdesem thellë për ty.
Ndërsa lundron në jetë, duke marrë vendime, duke u përpjekur të gjesh mënyrat më të mira për të jetuar dhe për të mbijetuar. Është një luftë e vertetë. Unë i kuptoj sfidat e jetës me të cilat përballesh çdo ditë. Por barrat që mban dhe peshat me të cilat lufton mund të lehtësohen nëse vjen tek Unë.
Edhe pse jeta jote do të ecë në rrjedhën e saj dhe ti do të vazhdosh të plakesh dhe pastaj një ditë do të largohesh nga kjo botë, shpirti jotë nuk do humbasë kurrë. Shpirti, i cili banon brenda kufijve të trupit tënd – do të jetoj përgjithmonë. Kjo është arsyeja pse gjërat materiale të kësaj bote nuk janë gjërat për të cilat duhet të përpiqesh kaq shumë, sepse një ditë duhet t’i lësh ato mbas. Gjërat që kanë vërtet rëndësi tejkalojnë materialin: dashuria, mirësia, mëshira, mirëkuptimi, dhënia. Këto janë gjërat që të bëjnë të pasur—të pasur në shpirt.
Kur të vijë dita që të derdhësh rrobën e trupit tënd, shpirti yt do të jetë ai që ka rëndësi. Kështu që bë mirë. Ji i sjellshëm. Jep bujarisht. Duaje familjen, miqtë, fqinjët dhe ata që takoni gjatë jetës të përditshme. Trego mëshirë, mirësi dhe dhembshuri. Duke ndarë këto cilësi – duke treguar dashuri – ju më tregon Mua tek të tjerët.
Kur të vish në fund të jetës tënde, do të duhet një çelës për të hyrë në shtëpinë Time, ku dashuria, gëzimi, paqja dhe e vërteta mbretërojnë përjetësisht. Por nuk është e nevojshme të punosh për këtë çelës, duhet të zgjedhësh vetëm ta marrësh. Çelësi është të më pranosh Mua dhe sakrificën Time në kryq për shëlbimin tënd.
Unë të kam dashur me një dashuri të përjetshme – një dashuri kaq të madhe sa erdha në tokë dhe mora formën njerëzore, që kushdo që më beson dhe më pranon Mua nuk do të humbasë kurrë, por do të hyjë në mbretërinë Time të përjetshme.
***
Jezusi dëshiron të hyjë në një marrëdhënie personale me ty dhe të bëhet një pjesë shumë e vërtetë e jetës tënde këtu dhe tani dhe përgjithmonë në përjetësi. Thjesht kërkoji Atij të vijë në zemrën tënde, këtë Dikë të mrekullueshëm që të do, dhe Ai do të japë një jetë të re të bukur dashurie që do të zgjasë përgjithmonë.
I dashur Jezus, të lutem më fal për të gjitha mëkatet e mia. Besoj se ti ke vdekur për mua. Të ftoj në zemrën dhe jetën time. Të lutem më mbush me dashurinë dhe Shpirtin Tënd të Shenjtë, më ndihmo të të njoh Ty dhe më udhëzo në rrugën e së vërtetës. Më ndihmo të të dua Ty dhe të dua të tjerët dhe të jetoj sipas fjalëve në librin Tënd, Biblën. Amen.
Nëse jeni lutur me sinqeritet, Jezusi ka ardhur në zemrën tuaj, siç premtoi. Ai tha: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush e hap derën, unë do të hyj” (Zbulesa 3:20).