Mos mendo kurrë se jam larg teje. Mos mendo kurrë se do të lodhem prej teje. Unë nuk të gjykoj nga sa shumë do të arrish apo sa shumë vepra të mira bën. Unë nuk të krahasoj me të tjerët. Unë shikoj zemrën tënde dhe dashurinë që ke ti për Mua dhe të tjerët. Këto janë gjëra të rëndësishme në sytë e mi, jo veprat e tua të mira apo përpjekjet për të përmirësuar veten.

Të lutem, mos e krahaso veten me një standard, të cilët Unë nuk ta kam vendosur. Dashuria Ime nuk matet me porcione, sipas bindjes se sa shumë ti mendon se më jep apo bën për mua. Dashuria ime është e lirë dhe e pasur.

Unë të kam dashur që nga fillimi, dhe unë do të të dua deri në fund të ditëve të tua, dhe më tej, përtej përjetësisë! Teksa e jeton jetën tënde për Mua dhe përjeton dashurinë Time për ty çdo ditë, do të shohësh sa e pafundme është, sa e qëndrueshme është ajo. Unë dua që ti ta pranosh siç është. Mos u përpiq ta kuptosh, sepse është përtej mendimeve të tua dhe botëkuptimit tënd njerëzore. Vetëm dije dhe pranoje që është atje, që s’merr kurrë fund dhe më pas, lejoje të të ndryshojë, të të formojë dhe të të frymëzojë t’i japësh gjithashtu të tjerëve.