Një nga filmat që kam parë më shpesh teksa rritesha ishte Don Kishoti i Mançës. 1 Dukej sikur çdo dy muaj, ndonjë prind, udhëheqës grupi rinor ose mësues vendoste se ka ardhur koha për ta rivënë në skenë. Unë nuk jam adhurues i shfaqjeve muzikore, por kam një dobësi për këtë film.

Është historia e Alonso Quixano, një kalorësi disi të marrë, i cili e percepton realitetin ndryshe nga shumica; në realitetin e tij alternativ ai e quan veten “Don Kishot.” Ai beson se ka një armik të rrezikshëm që quhet “Magjistari” i cili ka dalë për ta mposhtur, të cilin e ndihmon në disa misione fantastike një shqytar topolak që quhet Sanço Pança. Për shembull, Don Kishoti mendon se një mulli ere është Magjistari i shpërfytyruar, kështu që ai shkoi galop me nxitim për ta luftuar. Don Kishoti ka gjithashtu një mënyrë të mrekullueshme për të parë të mirën dhe të bukurën përreth tij, dhe nuk e frikëson asgjë.

Një tjetër personazh i rëndësishëm në histori është Aldonza Lorenzo. Në sytë e të gjithëve, përveç të Don Kishotit, ajo është një grua pa klas apo vlera. Por për Don Kishotin, ajo është E dashura e Tobozos, vajza më e bukur në botë. Ai sheh bukuri, dinjitet, vlera dhe fuqi në të. Mënyra si e sheh ai atë, ndryshon në mënyrën si e shikon ajo veten.

Gjatë filmit, Don Kishoti haset me të gjitha llojet e sfidave, surprizave dhe gjërave të vështira, por përsëri ai nuk mposhtet. Ka përballje të rrezikshme dhe gjithashtu disa momente të trishtueshme.

Në një nga skenat e fundit të filmit, Don Kishoti takon edhe një herë Magjistarin. Këtë herë, Magjistari ka një marifet të ri nën mëngë. Ai e lufton Don Kishotin si Kalorësi i Pasqyrave me një ushtri të vogël kalorësish, secili prej të cilëve mbante një pasqyrë. Teksa ata rrethonin Don Kishotin, ata i drejtonin atij pasqyrat. “Shiko pasqyrat,” klithnin ata vazhdimisht. Don Kishoti s’kishte ku të shihte tjetër, veçse tek pasqyrat, dhe iu deshën vetëm disa sekonda teksa përballej me veten në pasqyrë që Don Kishoti të mposhtej. Në fund, teksa shikonte veten iu thye shpirti.

Kjo më ndodh edhe mua. Unë mund të jem e fortë teksa kujdesem për të tjerët, zgjidh problemet, pushtimin e gjigantëve, dhe ndonjëherë duke u përballur me sfida shumë të mëdha. Për aq kohë sa përqendrohem jashtë, jam mirë, por minutën që shoh veten, fillon të më shterojë entuziazmi. Shoh pamundësitë e mia. Shoh dobësitë e mia. Shoh dështimet e mia. Ndihem e mposhtur.

Edhe apostulli Pjetër ishte aty. Historia për të cilën po mendoj flet rreth një nate, kur Pjetri dhe disa nga dishepujt e tjerë të Jezusit u kapën mes një stuhie, teksa ndodheshin në një varkë në detin e Galileut. 2 Varka e tyre po pëson goditje, kur dishepujt shikojnë atë që ata mendojnë se është një fantazmë që ecën mbi ujë. Ata bërtasin nga frika, por del se është Jezusi Ai që po ecën mbi ujë. “Mos kini frikë. Jam unë,” u tha Jezusi.

Pjetri, i cili gjithmonë i shtynte gjërat më tej, tha, “Lord, nëse je Ti, më thuaj të vij tek Ti.”

Jezusi tha, “Eja!”

Pjetri del nga varka dhe fillon të ecë në ujë. Ai është mirë në hapat e parë, kur sytë e tij janë të përqendruara nga Jezusi, por brenda pak sekondash, Pjetri kuptoi se po ecte mbi ujë dhe e kapi paniku. Ai kupton se çfarë ai po bën është përtej mbretërisë së aftësive të tij personale, dhe kjo gjë e tmerron. Ai nuk e shikon më Jezusin, e humbet vështrimin e tij konstant dhe fillon të fundoset.

Gjatë panikut, ai bërtet, “Lord, save me!”

Sigurisht, Jezusi përkulet dhe e tërheq lart Pjetrin. Më pas, Jezusi e qortoi duke i thënë: “Pse dyshove?” Jezusi dhe Pjetri hipën në varkë dhe deti u qetësua.

Kur Pjetri po shikonte Jezusin, ai mund të ecte vërtet mbi ujë. Kur ai pa valët dhe paaftësinë e tij, ai filloi të fundosej. Ai kuptoi sa e habitshme ishte që ai të ecte mbi ujë dhe u tmerrua. Gjëja më e bukur rreth historisë së Pjetrit është se Jezusi ishte aty pranë për ta ngritur lart.

Jezusi të jep fjalën që kur ti të jesh i dobët, Ai do të jetë i fortë. Kur të ndihesh i pamundur, do të mundet Ai. Duke u parë në pasqyrë, kur përqendrohesh shumë te vetja, ky mund të jetë fundi yt, siç qe për Don Kishotin. Por ti e ke gjithmonë opsionin për të parë përsëri lart. Opsionin ku e di se Jezusi është gjithmonë aty për të mbushur boshllëqet e tua.

Kam mësuar se kur ndihem kështu, kam nevojë ta qetësoj menjëherë veten dhe t’i kërkoj Jezusit nga forca e tij. Përgjithësisht nuk vjen një furi fuqizuese. Por unë marr fuqinë që më nevojitet për çdo moment, shpesh moment pas momenti.

Don Kishoti mori fund vetëm duke parë reflektimin e tij. Pjetri nisi të fundosej, kur nisi të shikonte valët. I kthehem sa herë futem në mendim, ose sa herë dua të mbledh fuqi pa i kërkuar ndihmë Jezusit. Por kam mësuar se unë mund të shmang mposhtjen e pakëndshme thjesht duke iu drejtuar Atij. Kam mësuar se nuk jam vetëm. Nuk është asnjëherë vetëm në dorën time dhe të aftësive të mira. Jam unë dhe Jezusi. Ndaj, falënderoje Atë për këtë!

  1. Dale Wasserman, Produzioni Europee Associates, 1972
  2. Shih Mateu 14:22–34.