Po kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai u lind nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit të Moisiut për të shpenguar ata që ishin nën atë ligj dhe që ne të birësohemi nga Perëndia. 1

Zoti e dërgoi Birin e tij në botë në një vend dhe kohë të caktuar që të jetonte si qenie njerëzore, të vdiste në kryq dhe të shpaguante mëkatet e njerëzimit, në mënyrë që njerëzimi të kishte mundësinë të hynte në mbretërinë e Tij dhe në një marrëdhënie të veçantë me Të. Katër Ungjijtë e tregojnë këtë histori, historinë e një qenie unike njerëzore, një hebreu galileas, një personi që në shumë mënyra ishte si gjithë njerëzit e botës. Në të njëjtën kohë, Ai ishte shumë ndryshe nga çdo njeri që ka ekzistuar ndonjëherë.

Ungjijtë na tregojnë ç’e bënte Jezusin ndryshe. Ata na mësojnë se Ai erdhi në botë të sakrifikonte jetën e Tij për njerëzimin, dhe si përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij, njerëzimi mund të niste një marrëdhënie të re me Zotin. Jezusi nuk erdhi t’i mësonte njerëzit si të ishin të mirë; Ai erdhi t’u jepte atyre fuqinë të ishin të mirë përmes sakrificës supreme që Ai bëri për të gjithë ne. Nuk ka histori tjetër kaq të rëndësishme sa kjo, sepse mënyra si njerëzit reagojnë ndaj këtij individi unik përcakton fatin e tyre në përjetësi. 2 Përmes kësaj historie ne kuptojmë dhuratën e madhe që na është ofruar: mundësinë e të qenit një nga bijtë e Babait tonë në qiell, mjetet për t’u bërë pjesë e familjes së Tij, dhe thagmën e të jetuarit përgjithmonë me Të.

Ungjijtë shtrojnë bazën e besimit të krishterë. Përmes faqeve të tyre mësojmë se Jezusi ishte më shumë se një njeri i mirë apo i drejtë, më shumë se një mësues i moralit dhe etikës, e më shumë se një mrekulli-bërës. Brenda ungjijve ne zbulojmë se Jezusi është Shpëtimtari i premtuar nga Zoti. Nga ungjijtë ne mësojmë përmbushjen e premtimit që bëri Zoti, që përmes patriarkut të lashtë hebre Abrahamit e gjithë bota do të bekohej. 3

Jezusi jetoi më shumë se dy mijë vite më parë, dhe ungjijtë u shkruan disa dekada pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij nga besimtarët që qëlluan atë ditë. Ata e shkruan historinë e Jezusit me qëllim që ta ruajnë dhe ta përcjellin nga një besimtar te tjetri. Ata e shkruan që të tjerët të besonin, 4 dhe ia dolën mbanë. Është trashëguar si një varg i vetëm që nga koha e tyre në ditën e sotme. Dy mijë vite më vonë, ne lexojmë të njëjtin ungjill si lexuesit e parë, dhe ka fuqinë ta transformojë jetët tona siç ua transformoi edhe atyre.

Ungjijtë nuk ishin shkrimet e para mbi Jezusin. Letrat e apostullit Pal besohen të jenë shkruar mes viteve 49–67 të erës sonë, gjë që do të thotë se disa prej tyre me shumë gjasa ishin në qarkullim, para se të shkruheshin ungjijtë. Disa nga Vargjet e tjera të shkruara në fillimin e viteve 60 të erës sonë mund të datojnë në të njëjtën kohë me Ungjijtë. Vargjet nuk flasin shumë mbi jetën e Jezusit, me shumë gjasa, ngaqë autorët po u shkruanin besimtarëve që tashmë dinin diçka mbi jetën e Tij. Siç qe dhe zakoni i periudhës, historitë dhe mësimet e Jezusit kanë qarkulluar gojarisht. Dëshmitarët origjinalë, ata që e njihnin Atë, ia kanë thënë të tjerëve historinë e jetës së Tij, duke përshkruar mrekullitë e Tij, duke ritreguar alegoritë e Tij dhe duke ndarë detaje të tjera të jetës së Tij.

Periudha mes vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit (rreth 33 të erës sonë) dhe Vargjeve të para të Palit ishte rreth pesëmbëdhjetë vite. Ungjijtë e parë u shkruan rreth tridhjetë vite pas vdekjes së Krishtit. Nga çfarë shkruan autorët e Vargjeve, është e qartë se ajo që ata komunikonin në shkrimet e tyre korrespondonte me atë që treguan më vonë Ungjijtë.

Vargjet na tregojnë se Jezusi ishte pasardhës i Davidit, 5 një hebre i rritur nën ligjin e Moisiut, 6 miqësor e i duruar, 7 i pamëkatë, 8 i tunduar, 9 dhe i drejtë. 10 Ne gjithashtu mësojmë se Ai përjetoi armiqësinë, 11 përjetoi tradhtinë, 12 përjetoi vuajtje pa bërë qëndresë, 13 u kryqëzua, 14 dhe u rikthye nga vdekja. 15

Ungjijtë përqendrohen në shërbesën e Jezusit. Dy nga ungjijtë shkruajnë mbi lindjen e Tij, kurse njëra flet shkurtimisht për një ngjarje nga fëmijëria e Tij, kur Ai ishte rreth dymbëdhjetë vjeç. Përveç asaj, ne nuk dimë asnjë detaj specifik për jetën e Tij, derisa Ai u pagëzua nga Gjon Pagëzori. Jeta e Tij para shërbesës nuk qe fokusi apo qëllimi i shkrimtarëve të Ungjillit. Në vend të rrëfenin jetën, ata flasin për çfarë tha dhe bëri Jezusin gjatë periudhës publike të jetës së Tij, mesazhin që Ai përcolli dhe mënyrën se si e përcolli. Ata na tregojnë veprimet e Tij, mrekullitë që Ai bëri, historitë që Ai tregoi, tregojnë vdekjen e Tij dhe ringjalljen e Tij. Ata na mësuan se Ai ishte Biri i vetëm i Zotit, personi i vetëm që ishte edhe Zot edhe njeri, dhe se qëllimi i Tij që mori formë njerëzore ishte ta bënte të mundur të jetonte përgjithmonë me Zotin. Shkurtimisht, qëllimi kryesor i Ungjijve është të ndajë lajmin e mirë që shpëtimi është i mundur falë Jezu Krishtit.

Ungjijtë gjithashtu i mësojnë besimtarëve mbi marrëdhënien që ne krijojmë kur bëhemi fëmijë të Zotit. Ata shtrojnë bazën për të jetuar si krijesa të reja, që jemi bërë përmes shpëtimit dhe se marrim Shpirtin e Zotit brenda nesh. Ungjijtë japin informacion që mund të prekë jetët tona në përjetësi, të na ndihmojë të zhvillojmë një pikëpamje të ndërtuar mbi të vërtetën dhe të veprojë si shpirtërore, morale dhe udhëzime etike të rrugëtimit të jetëve tona.

Një botëkuptim më i plotë se çfarë Ungjijtë na mësojnë mund të na sjellë një marrëdhënie më të pasur me Zotin. Nëse shqyrtojmë konceptet më të thella të çfarë tha apo bëri Jezusi, i parabolave të Tij, e predikimeve të Tij, e mrekullive të Tij, nëse mund të shohim përmes syve të dëshmitarëve të parë në mjedisin e Palestinës së shekullit të parë, atëherë, ne mund të shohim më shumë bukurinë dhe nënkuptimet e mesazhit të Tij. Kjo mund të na bëjë ta kuptojmë më thellë jetën e Jezusit, të kemi një vlerësim më të madh të “pasurisë, urtësisë dhe diturisë së Zotit,” 16 dhe si përfundim, një besim më të thellë.

Ungjijtë sigurojnë parime themelore, të cilat përdoren si udhëzime për të pasur një jetë plot kuptim dhe se bërja e zgjedhjeve dhe marrja e vendimeve bazohet në të vërtetat e përjetshme të dhëna nga Shpëtimtari ynë. Njohuritë e Ungjijve dhe çfarë ata mësojnë është thelbësore për të jetuar një jetë që ka në qendër Zotin, që çon në gjetjen e lumturisë në këtë jetë, po ashtu edhe tjetrin.

Më kanë pëlqyer gjithmonë Ungjijtë, por studimi më me detaje i tyre këto vitet e fundit më ka bërë të vlerësoj më shumë thellësinë, bukurinë dhe fuqinë që të ndryshon jetën, që ato zotërojnë. Duke kaluar më shumë kohë duke i lexuar kam pasuruar jetën në shumë mënyra. Më kanë ndihmuar të forcoj botëkuptimin, besimin dhe lidhjen time me Zotin.

  1. Galatasve 4:4–5
  2. Shih Gjoni 3:16–18.
  3. Shih Zanafilla 12:2–3.
  4. Shih Gjoni 20:31.
  5. Shih Romakëve 1:3.
  6. Shih Galatasve 4:4.
  7. Shih 2 Korintasve 10:1.
  8. Shih 2 e Korintasve 5:21.
  9. Shih Hebrenjve 2:18.
  10. Shih 1 Pjetrit 3:18.
  11. Shih Hebrenjve 12:3.
  12. Shih 1 e Korintasve 11:23.
  13. Shih 1 Pjetrit 2:21–23.
  14. Shih 1 e Korintasve 1:23.
  15. Shih 1 Korintasve 15:4.
  16. Romakëve 11:33