Vdes ta luaj video lojën Tetris me pllakat plotësuese. Arsyeja pse e pëlqej është se mund ta planifikoj duke parë pjesëzat e radhës që do të vijnë, dhe teksa ato zbresin, mund t’i vendos në vendin e përshtatshëm dhe ta zvogëloj pirgun. Të paktën, kjo është ideja.

Akoma më bukur është të korrigjosh gabimet që bëj. Ndonjëherë, unë ul një pjesë në vendin e gabuar, dhe më pas, përpiqem të punoj mbi gabimin për ta hequr vendin problematik. Megjithatë, nuk zgjidhet gjithmonë. Ia dal për mrekulli në disa nga nivelet e arë, por teksa loja përshpejtohet dhe pjesët bien shpejt e shpejt, unë s’arrij t’i kontrolloj më aq mirë. Pjesëzat përfundojnë në vendet e gabuara, dhe pirgu afrohet gjithnjë e më shumë me majën.

Shumë shpejt, “LOJA MBAROI” del në ekran dhe emocioni im për lojën zëvendësohet nga indinjimi.

Ndonjëherë, mund ta ndiejmë jetën në të njëjtën mënyrë. Bëjmë një gabim pas tjetrit, dhe papritur na duket se s’bëjmë dot gjë për t’i rregulluar gjërat. Ndonjëherë, edhe planet tona më të mira, përfundojnë në një katrahurë, dhe pavarësisht ç’provojmë apo si i manovrojmë gjërat, problemet grumbullohen dhe ndihemi sikur loja mbaroi.

Por gjëja më e mirë në një lojë si Tetrisi është se ke gjithmonë shans të luash përsëri. S’ka rëndësi sa herë humbet; kur të duash, aty ke gjithmonë një fillim të ri.

Këtë bën Jezusi për ne. Ai e di që ne s’jemi të përkryer. Ai i kupton kufizimet dhe dobësitë tona. Ai na projekton dhe e kupton se ne s’mund të “fitojmë” çdo herë.

Jezusi ka premtuar të largojë gabimet dhe mëkatet tona “sa larg është lindja nga perëndimi.” 1 Kjo do të thotë që ato janë larguar; ne hapim një faqe të re dhe mund t’ia nisim nga e para. Dhe kjo nuk zbatohet vetëm në jetën tuaj shpirtërore. S’ka rëndësi sa mirë e planifikoni jetën tua, gjithmonë do të vijnë momente, ku do t’ju duhet t’ia nisni përsëri nga e para. Kur kjo gjë ndodh, mund të jemi të dekurajuar. E vetmja gjë që shohim është ajo shenja e madhe “LOJA MBAROI” në mendjen tuaj.

Por ka gjithmonë një shans për të fituar përsëri.

Faqja e re është në gjë e jashtëzakonshme. Do të thotë se e shkuara ka mbaruar dhe ka mbetur pas. Kur fillon një lojë të re Tetrisi, ajo s’do të refuzojë t’ju japë shansin të luani përsëri, nëse keni humbur shumë herë. Kur Jezusi ju jep një faqe të re, është vërtet një faqe e re. Ai s’i shikon gabimet apo dështimet e të shkuarës. “Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!” 2

Ndjeni sikur planet tuaja janë bërë tym dhe ju nuk dini si t’i rindërtoni? Apo jeni thjesht i dekurajuar, sepse tentativat tuaja të para s’ju kanë çuar gjëkundi? Mbani mend se ju keni gjithmonë mundësinë për të filluar një lojë të re. Jezusi ka një plan dhe një qëllim në jetën tuaj, dhe Ai do t’i përdorë madje edhe gabimit për t’ju afruar sa më shumë atij qëllimi.

Mbreti Solomon na tregon si një njeri i drejtë bie shtatë herë dhe ngrihet përsëri në këmbë. 3 S’ka mënyrë për të shmangur rënien. Rëndësi ka të çohesh dhe t’ia nisësh nga e para.

  1. Psalmet 103:12
  2. 2 e Koritasve 5:17
  3. Shih Fjalët e Urta 24:16.