Informacioni në hyrje → Informacioni në dalje

Në shkenca kompjuterike dhe matematikë, Garbage In, Garbage Out (Mbeturina në hyrje, mbeturina në dalje) përshkruan konceptin se të dhënat e cunguara ose të pakuptimta fabrikojnë prodhime të pakuptimta ose “mbeturina”. Me fjalë të tjera, informacionet që janë të pasakta ose të gabuara që në fillim, në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në rezultate të pasakta ose të gabuara.

Në Predikimin e Tij në Mal, Jezusi tha diçka shumë të ngjashme: “Kështu, çdo pemë e mirë jep fryte të mira, ndërsa pema e kalbur jep fryte të këqija. Pema e mirë nuk mund të japë fryte të këqija dhe as pema e kalbur nuk jep fryte të mira. Kështu, pra, prej fryteve të tyre do t’i njihni.” 1

Kjo alegori e shkurtër na fton të shqyrtojmë se çfarë thonë fjalët dhe veprat tona rreth nesh dhe Shpëtimtarit që jeton brenda nesh. A e shprehin jetët tona përkujdesjen e Tij për të tjerët apo për përqendrimin tonë te vetja? A e përcjellim bujarinë dhe drejtësinë e Tij, apo i nënshtrohemi impulsit njerëzor për të ndërtuar mure dhe për ta përjashtuar?

Ashtu si kodi i kompjuterit dhe ekuacionet matematikore mund të rregullohen duke korrigjuar të dhënat e hyrjes, Jezusi na kujton se jeta e krishterë kërkon transformim të brendshëm, nga lloji që vetëm Ai mund të sjellë. “Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju. Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt vetvetiu, pa qëndruar në hardhinë, kështu as ju nuk do të mund të jepni fryt nëse nuk qëndroni në mua.” 2

Jezusi në hyrje, Jezusi në dalje. 3

  1. Mateu 7:17–18,20
  2. Gjoni 15:4
  3. Redaktori dëshiron të falënderojë kontribuesin e rregullt të Activated, Chris Mizrany që e frymëzoi për analogjinë e përdorur në këtë hyrje.