Disa vjet më parë kuptova se isha seriozisht jashtë forme. Puna ime ishte bërë më sedentare dhe nuk e kisha kompensuar këtë. E shijoja ushtrimin, por më dukej se nuk gjeja kurrë kohën ose motivimin për ta praktikuar atë, ditë pas dite. Pjesë e problemit ishte se unë vendosja arritjet në punën përpara shëndetit tim.

Pastaj lexova një artikull në gazetë në lidhje me maratonën vjetore lokale. E përsosur! Kisha një qëllim që t’u përpjekur, një arsye për t’u ushtruar. Do të stërvitesha fort dhe do të hyja në maratonën e vitit të ardhshëm.

“Programi im i stërvitjes” konsistonte të vrapoja sa më shumë që mundja, derisa të mos kisha më frymë, të ecja derisa të mbushesha me frymë, dhe më pas, të vrapoja përsëri sa më shumë që mundja. Pa pushim. Kur nuk mundesha më, shkoja në shtëpi dhe humbja ndjenjat. U ndjeva mirë që më në fund po ushtrohesha, por shpejt vura re që nuk po bëja ndonjë përparim.

E kuptova se kisha nevojë për ndihmë profesionale, kështu që gjeta disa faqe në internet të dedikuara vrapimit. Disa ishin informues, disa dërrmues. Më inkurajuan të investoja në gjëra që ishin jashtë mundësive të mia, siç janë veshjet dhe pajisjet e shtrenjta ose një trajner personal.

Akoma më tmerrues ishte koncepti i një trajnimi të qëndrueshëm, afatgjatë. Ekspert pas eksperti shkruanin, “Filloni ngadalë, ndërtoni rezistencë ngadalë, por bëni çdo ditë diçka.” Unë jam më shumë një person i rezultateve të shpejta. Projektet afatgjata më çmendin. Duke dëshmuar vetë reagimin tim ndaj kësaj qasjeje ndaj ushtrimit më ndihmojnë të kuptoj si ajo sjellje ndikonte edhe fushat e tjera të jetës sime. Gjërat e rëndësishme po kalonin të papërfunduara, sepse kërkonin hapa të vegjël që përsëriteshin në kohë.

Ndërkohë, të vetmit njerëz që në fakt vrapuan maratona ose vunë veten në formë ose arritën qëllimet e tyre të jetës ishin ata që u përpoqën deri aty, ngadalë, ditë pas dite, me kalimin e kohës. Unë vendosa ta bëja atë ndryshim, duke filluar me ushtrimin tim. Fillova ngadalë, u përpoqa t’i caktoja vetes një ritëm dhe i thashë atij zërit të shëmtuar në mendjen time të heshte kur tha, Çfarë të mire mund të sjellë kaq pak ushtrim?

Rreth asaj kohe lexova gjithashtu një artikull fantastik mbi jetën e shëndetshme që theksoi sjelljen e fuqisë shpirtërore në ekuacionin e shëndetit dhe fitnesit. Unë fillova të lutem më shumë, duke i kërkuar Zotit jo vetëm ndihmën e Tij që të përparoj në drejtimin tim, por edhe për udhëzimin e Tij për ta vazhduar atë.

Në fillim, vrapoja me një ritëm më të ngadaltë se më parë dhe jo për aq kohë sa do të më pëlqente, por u përpoqa ta bëja çdo ditë. Çdo ditë mund të vrapoj pak më larg për të njëjtën periudhë kohore dhe fillova ta shijoja vërtet. Gjithashtu zbulova se kisha më shumë energji.

Në një periudhë më zuri një grip. Edhe pasi u larguan ethet, lodhja vazhdoi edhe për disa javë. Kur më në fund isha mjaftueshëm i fortë për të rifilluar vrapin e përditshëm, kuptova se niveli i fitnesit për të cilin kisha punuar në muajt e mëparshëm ishte zhbërë plotësisht. Gjithë ajo kohë dhe përpjekje e humbur! Nuk doja as të provoja. Ndoshta nesër.

Një ditë i flaka justifikimet e mia tej. Unë thjesht do ta merrja me ngadalë dhe lehtë dhe do të shikoja se sa larg mund të arrija. Për habinë time, unë isha rreth 75% në formë në krahasim me atë që mund të bëja para sëmundjes sime. E gjithë puna ime e vështirë nuk kishte qenë e kotë. Për më tepër, teksa vrapoja, fillova të ndihem më mirë. Frymëmarrja e thellë, vrapimi nëpër fushat përreth shtëpisë sime, ishte gjallërues. Them se kjo ishte dita kur kuptova se më pëlqente të vrapoja. Fitnesi ishte një qëllim i vlefshëm dhe mendimi për të vrapuar në një maratonë më kishte dhënë nxitjen për të filluar, por përpjekjet e përditshme ishin kënaqësi e madhe në vetvete.

Teksa vrapoja, mendova për gjëra të tjera që unë i shtyja vazhdimisht pasi kërkonin të njëjtin planifikim dhe ritëm, duke iu larguar dita-ditës. Gëzimin e gjeja në vrapim, duke bërë atë që mundesha çdo ditë për të mbajtur formën dhe shëndetin, duke qëndruar sa më pranë familjes dhe të njerëzve të dashur, si dhe të përparoj në punën time.

Kam mësuar gjithashtu të përdor ato kohë të vetmisë relative teksa vrapoj jo vetëm për t’i menduar gjërat, por të lutesha për to. Tani, teksa vrapoj, i them Jezusit për çfarëdo sfidash që kam përpara. Ndonjëherë Ai më jep zgjidhje, që unë nuk i kisha menduar për veten në të shkuarën dhe ndoshta nuk do t’i kisha menduar kurrë në të ardhmen. Por herë të tjera, thjesht t’i them Atij për problemet e mia ndihmon në lehtësimin e stresit. E përdor atë kohë gjithashtu për t’u lutur për njerëzit e tjerë dhe situatat e vështira, gjë tjetër që kam ndier nevojën ta bëj më shumë, por për të cilën nuk kam gjetur kohë. Në kohën kur kthehem në shtëpi, peshat duket se kanë mbetur diku përgjatë rrugës.

Mund të mos vrapoj kurrë në atë maratonë, por në fund të çdo dite, do të më gjeni duke vrapuar.