Tabelat s’ishin gjë tjetër veçse drejtkëndësha prej kompesate të bardhë të stolisura me fjalë në ngjyrë të kuqe që thonin “PËRQAFIME FALAS”, si dhe me lule, zemra, dhe shenja të tjera të gëzueshme me ngjyra që binin në sy. Ecëm drejt vendit tonë të takimit pranë një godine universiteti për t’u takuar me pjesën tjetër të skuadrës, dhe pastaj u drejtuam për nga qëndra e qytetit Guadalajara, Meksikë, për të kërkuar për të panjohur të cilëve do t’u tregonim veprime spontane mirësie.
Me tabelat të mbajura lart, u shpërndamë, një ushtri dashurie që përparonte. “A dëshiron një përqafim falas?” – ishte zëri e betejës sonë.
Sfida jonë e parë ishte tek valët e kodrinave prej betoni të një vendtakimi patinatorësh. Të rinj të djersitur po mbanin rradhën për të impresionuar shokët e tyre me veprime të ndryshme amatoreske, mes brohoritjeve dhe fishkëllimave të audiencës së çrregullt.
Ke një lloj guximi kur jep përqafime falas, ndaj ne hymë furishëm mes tyre dhe i fituam. Me çdo përqafim vinte gjithashtu një fletëpalosje, dhe nëse ndalonin për një kohë të gjatë, edhe një lutje.
Më pas u mblodhëm tek parku përtej rrugës, një vend tjetër plot me të rinj të të gjithë llojeve. Një grup vajzash Gotike me druajtje na e bënë me shenjë dhe ne zaptuam aureolën e tyre gri, me tabelat dhe ngjyrat tona, duke shpërndarë buzëqeshje kudo.
Kënduam disa këngë të thjeshta për grupe të ndryshme njerëzish, muzikë me mesazhe dashurie dhe plot ndjenjë. Pas çdo kënge natyrshëm shpërndaheshim duke dhënë atë që ishte shenja jonë dalluese e përqafimeve.
Ndërsa po kalonim nëpër qendrën e qytetit, një burrë në një restorant ndaloi së ngrëni, ndërkohë që kamarieret nxituan për të marrë edhe ata pjesën e tyre të përqafimeve, dhe disa prej tyre për herë të dytë e të tretë. Ai na thirri dhe na pyeti përse po e bënim këtë gjë. Ne i thamë se e dinim mirë rëndësinë e të treguarit dashuri dhe mirësi, dhe në një botë të uritur për dashuri, nuk do shkonte dëm po të ofroje pak më tepër.
Dhe axhenda jonë? – Jezusi i do njerëzit. Ne donim të siguroheshim që ata e dinin këtë.