I shoh përpjekjet e tua dhe dëgjoj thirrjet e tua për ndihmë. Kur ndihesh krejtësisht i vetëm, Unë jam aty. I ndiej dhimbjet e zemrës, dhe pres që ti të vish pranë meje përmes lutjes. Eja në faltoren Time, në atë vend sekret që ti dhe unë mund të ndajmë. Atje Unë jam në gjendje të të heq shqetësimet, merakun dhe pështjellimin. Aty mund të të kthej ndjenjën e vendosmërisë dhe të të mbush me fuqinë për të vazhduar.
Jeta mund të jetë një luftë, por ty nuk të duhet të luftosh i vetëm. Shumë herë Unë kam lejuar pengesat në jetën tënde që duken si male. Ato të rëndojnë në shpirt dhe ti pyet veten se pse Unë i kam lejuar. Unë nuk i kam lejuar këto për të të sprovuar apo si ndonjë lloj ndëshkimi. Unë i kam lejuar në mënyrë që ti të më afrohesh. Unë e njoh zemrën tënde më mirë se ç’mund ta njohin të tjerët, dhe të dua shumë më shumë.
Problemet dhe pengesat që Unë lejoj në jetën tënde mund të merren në dy mënyra: Mund të të bëjnë ose më të hidhur ose më të mirë. Kur të kesh gjetur paqen që vetëm unë mund të të jap, më pas Unë mund të të përdor si një instrument të dashurisë Sime për të ngushëlluar të tjerët.
Shumë ngjarje në jetë mund të duken të padrejta, apo madje të pashpirt, por kur i shikon ato përmes premtimit Tim: “të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë,” 1 që i japin një kuptim krejt të ri gjërave. Ai premtim mban çelësin për të lehtësuar çdo dhimbje zemre, të lehtësojë çdo problem, dhe të kapërcejë çdo frikë.
- Romakëve 8:28 ↑