Pas një periudhe të ngjeshur pune disa muaj më parë, kisha pritur me padurim të merrja disa pushime. E dija që duhet të mendohesha për të ardhmen time dhe planet lidhur me ndryshimet rreth meje të cilat do të ndikonin karrierën time dhe kushtet e jetesës por gjithashtu prita me padurim të punoja fort në një projekt timin të cilin e kisha pritur për muaj të tërë me entuziazëm por kisha qenë shumë e zënë për t’i kushtuar kohë. Isha shumë entuziaste rreth këtij projekti dhe uroja të ishte një pikënisje drejt realizimit të disa ëndrrave dhe objektivave të mia.
Nuk e di çfarë e shkaktoi atë që erdhi më pas. Ndoshta isha sforcuar fizikisht dhe e kisha përkeqësuar gjëndjen time të dobët shëndetësore, por papritur u sëmura. Lodhja e madhe ishte problem mbizotërues. Lodhja nga e cila vuaja ishte kaq e madhe dhe dërrmuese saqë në një ditë të keqe merrja vendime të tipit, “A të laj rrobat sot apo flokët?” Thjesht nuk kisha fuqi t’i beja të dyja për të mos folur për ndonjë gjë tjetër.
Në kulmin e lodhjes shfaqeshin simptoma të tjera të çuditshme; dhimbje nervore, dhimbje muskujsh, dhe ngërçe, probleme me sistemin e tretjes, paaftësi për tu përqëndruar në punë për më tepër se disa minuta rrjesht. Teksa javët bëheshin muaj, e pashë veten në pikën e fundit.
Shqetësimi më ngacmonte vazhdimisht. Po sikur të mos përmirësohem kurrë? Po sikur të mbetem e dobët dhe e pafuqishme për gjithë jetën? Si do të mund t’ia dal dhe të kujdesem për veten dhe vajzën time si nënë beqare dhe me shëndet të dobët? U ndjeva siç duhet të jetë ndjerë Nënë Tereza kur tha, “E di që Zoti nuk do më japë asgjë që nuk mund të përballoj. Uroj që të mos ketë pasur shumë besim te unë” Lutja ime e përditshme u bë, “Të lutem, vetëm më ndihmo të kaloj këtë o Zot. Bëje të ndalet! Më ndihmo të mbijetoj!”
Gjërat arritën kulmin gjatë një diskutimi të nxehtë me vajzën time katërmbëdhjetë vjeçare. “Ti ke besuar në Zot gjatë gjithë këtyre viteve,” tha ajo, “por nga sa duket ai nuk po kujdeset për ty. Ti je lutur dhe i ke kërkuar Zotit të të shërojë, por Ai s’e ka bërë. Je ende sëmurë dhe ende duke luftuar”
Kuptova se fjalët e saj, të vështira për tu dëgjuar, ishin në fakt një shqiptim i disa çështjeve të njëjta me të cilat po luftoja. Përse Zoti nuk po më ndihmonte kur i lutesha?
Shpeshherë e kam barazuar besimin me të qënurit të aftë për të marrë me qetësi situata jo të këndshme. Problemi im lidhur me këtë gjë ishte se kur gjërat nuk shkonin mirë nuk i merja gjithmonë me qetësi. Dhe u vu re. Mendova se kjo vinte ngaqë nuk kisha shumë besim.
Ndodhi kur lexova vjershën “Nuk do të ligështohem” nga e cila kuptova: Besimi nuk është ndjenjë. Mund të kem besim edhe kur “jam duke qarë se më janë prishur velat e anijes” “kur jam duke u ankuar për humbjet e mia” apo kur “jam duke u përpëlitur duke dhënë”. Në fakt, atëherë më duhet më tepër besim dhe atëherë nuk mund ta duroj të humb kontrollin mbi të. Të kesh besim nuk do të thotë se duhet të dukem sikur i kam të gjitha këto së bashku. Është një besim i brendshëm dhe një siguri në vetvete pavarësisht se nuk i ke të gjitha bashkë. Do të thotë të dish dhe të kapesh pas faktit se Zoti më do dhe do të kujdeset për mua, pavarësisht rrethanave, zhgënjimeve dhe “velave të prishura”, humbjeve dhe “kryqëzimeve”; pavarësisht sesi ndihem.
Shëndeti im po përmirësohet dhe jam mirënjohëse për këtë, por akoma s’kam zbuluar të gjithën. Çdo ditë, në mënyrë të vetëdijshme, më duhet të marr vendime për të zhvendosur vëmendjen dhe proçesin e të menduarit nga frika te besimi në Zot, nga dyshimi te besimi në dashurinë e Tij dhe kujdesin e pashtershëm, dhe të qëndroj në premtimin e Tij “Unë i njoh mendimet e Mia lidhur me ju, thotë Zoti, mendimet e paqes dhe jo të ligësisë, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë” 1
- Jeremia 29:11 ↑