Ungjilli i Gjonit nuk tregon historinë e lindjes së Krishtit, por na tregon ngjarjet, historinë që paraprin atë që na thonë tregimet e lindjes. Ky Ungjill nga kthen në fillimet, para se të ekzistonte bota jonë dhe na tregon diçka mbi Shpëtimtarin tonë, që ishte e vërtetë para lindjes së Tij në tokë në Betlehem dy mijë vite më parë. Duke kuptuar këtë pjesë të historisë na bën të qartë kush ishte Jezusi, pse erdhi Ai dhe çfarë misioni përmbushi Ai.
Historia nis kështu: “Në fillim, ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të Tij (fjala), dhe pa Atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” 1
Ky Ungjill fillon duke na treguar se para se çdo gjë të krijohej, ekzistonte Fjala, ishte me Zotin dhe ishte vetë Zoti. Gjoni kthen shikimin përtej fillimit të krijimit të universit, para se koha të ekzistonte dhe na tregon se Fjala ekzistonte që më parë. Vargu hyrës i këtij Ungjilli përsërit fjalët e para të Biblës në Zanafillë: “Në fillim…” 2 Kjo shpreh se Fjala ekzistonte para krijimit dhe se është e përjetshme, dhe se s’ka pasur ndonjëherë ndonjë kohë kur Fjala s’ka ekzistuar. Fjala s’ka qenë pjesë e asaj që është krijuar, duke na lënë të kuptojmë se Fjala është më e rëndësishme se të gjitha gjërat që janë krijuar.
Na thanë se “Fjala ishte me Zotin,” dhe më pas, përsëritet për herë të dytë, “Ai (fjala) ekzistoi në fillim me Zotin.” Theksi këtu bie tek fakti që Fjala ekziston në një marrëdhënie të ngushtë me Zotin. Uniteti shprehet në frazën “Dhe Fjala ishte Zoti.” Çdo gjë që mund të thuhet për Zotin, mund të thuhet edhe për Fjalën.
Këtë festojmë për Krishtlindje, se Fjala, që ekzistonte me Zotin para krijimit, e cila jetoi ballë për ballë me Atin e Tij, mori pjesë në krijimin e të gjitha gjërave, është vetë-ekzistuese, është Biri i Zotit, që lindi si qenie njerëzore dhe jetoi mes njerëzimit.
Gjithçka që bëri Jezusi gjatë kohës së Tij në tokë, fjalët që Ai tha, alegoritë që Ai tregoi, ndërveprimi i Tij me njerëzit, përballjet e tij me udhëheqësit fetar të kohës, mrekullitë që Ai kreu, të gjitha treguan dashurinë, përkujdesjen dhe shqetësimin e Atit të Tij për njerëzimin. Përmes Fjalës së Mishëruar, Jezusit, ne kuptojmë më në thellësi Zotin, si dhe dëshirën e Tij për ta pajtuar njerëzimin me Veten. Në Krishtlindje, ne festojmë që Zoti hyri në botën tonë me qëllimin të na krijojë mundësinë që të jetojmë përjetësisht me Të.
Fjala u kthye në mish dhe jetoi mes nesh! Një mrekulli që duhet festuar.