Nisi një mëngjes, kur nuk rashë dakord me diçka që tha gruaja ime. Ishte gjatë një prej atyre përpjekjeve, ku e gjen veten acarues dhe ia hedh fajin kujdoje përreth. Isha duke thënë një kundërshtim të rëndë, kur e kapa veten në mes të fjalimit dhe vendosa të lutem, nëse duhet të vazhdoj me të. Përgjigjja qe një “Jo!” e theksuar! Gjithçka ndodhi aq shpejt në mendjen time, por nisi një reaksion zinxhir që përfundoi duke sjellë një këndvështrim të ri.
Mësimi i dytë u shpalos menjëherë më pas. Isha duke mbyllur raportet mujore të biznesit tonë, gjë që mund të jetë sfiduese, pasi ato janë goxha të ndërlikuara dhe kërkojnë durim e këmbëngulje. Më doli një hollësi e re që më shkaktoi një ndalesë në rrjedhën time mendore. Përveç faktit që puna ishte e rëndësishme dhe duhej bërë në kohë, nuk arrija ta kuptoja këtë faktor të ri.
Shpirti im u lëshua, dhe disa klikime më vonë, po kontrolloja lajmet, më pas, po lundroja në Facebook, dhe kështu, me radhë. Më në fund, goxha i dekurajuar, u mundova ta mblidhja veten dhe të lutesha të zbuloja çfarë duhet të bëja. Siç ndodh shpesh, zgjidhja erdhi thuajse menjëherë. Po ta kisha bërë që në fillim, do t’i kisha kursyer vetes shumë kohë, si edhe shumë stres.
Fjala e Zotit të inkurajon të “hedhësh mbi Zotin barrën tënde, dhe ai do të të mbajë.” 1 Por si mund t’i japim Zotit barrët tona, kur Ai është një bllok më tutje? Ose kur është disa metra më tej? Ne mund t’ia japim barrët tona vetëm po të jetë ngjitur me ne, ose më mirë akoma, brenda nesh. Sa më afër jemi, aq më e thjeshtë është t’ia besojmë Atij shqetësimet dhe brengat tona, si dhe të komunikojmë me Të. “Zoti është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” 2
Kjo më kujton periudhën kur jetoja në Hong Kong dhe merrja një traget në Distriktin Qendror. Teksa ngadalësonte dhe i afrohej pozicionit të tij të ankorimit, hidhej në mënyrë të pakontrolluar, derisa lidhej dhe sigurohej pas murit të limanit. Dhe këtu gjendet mësimi i tretë: të punosh fort për t’u çlodhur përmes lutjes, siç na inkurajon Fjala e Zotit të veprojmë, 3 kërkon përpjekje. Por është rruga e vetme për ne që të lidhemi të sigurt te ai që ka të gjitha përgjigjet dhe na ndihmon të kemi sukses, pavarësisht vetes sonë.