Pashkët janë një nga festimet më të rëndësishme të krishtera të vitit, që feston ringjalljen e Jezusit tri ditë pas kryqëzimit të Tij. Disa tradita të Pashkëve në vende të ndryshme mund ta kenë origjinën në besime apo zakone të tjera, por megjithatë ato janë të mbushura me kuptime, me të cilat ne identifikohemi.

Në Japoni, zambakët e egër çelin çdo pranverë nëpër fusha të pakultivuara, kështu që nuk është habi që zambaku është simboli i parapëlqyer i Pashkëve atje, si dhe në shumë pjesë të botës. Gonxhet e bardha dritë na kujtojnë se si Jezusi na mori, të ndotur në mëkat siç ishim, dhe na lau prej tyre. Siç mbijnë zambakët pas një dimri të gjatë, po ashtu edhe Jezusi na jep jetë të re nëpërmjet ringjalljes së Tij.

Në Rusi, të krishterët ortodoksë mbajnë një shërbim vigjiljeje dhe lutjeje për Pashkët. Një qiri i madh i ndezur në altar përfaqëson Jezusin si dritën e botës dhe përdoret për të ndezur qiriun e çdo adhuruesi. Kjo traditë përfaqëson përhapjen e dritës së Jezusit në të gjithë botën.

Fëmijët ortodoksë në Greqi dhe në të gjithë Evropën Lindore nganjëherë i sheh duke trokitur vezët e zbukuruara së bashku. Një fëmijë thotë, “Krishti është ringjallur,” dhe tjetri përgjigjet, “U ringjall vërtet!”

Shumë njerëz në mbarë botën e dramatizojnë historinë e Pashkëve në shfaqjet e pasionit. Ndoshta shfaqja më e famshme e pasionit është vënë skenë nga fshatarët e Oberamergaut, në Gjermaninë e jugut. U interpretua fillimisht në vitin 1634 si rezultat i një betimi të bërë nga banorët gjatë shpërthimit të një murtaje bubonike edhe me përjashtim të tre rasteve, shfaqja është vënë skenë çdo 10 vjet që nga viti 1680.

Në vendet e Evropës Lindore, qengji është një simbol i rëndësishëm i Pashkëve. Shumë njerëz shërbejnë mish qengji për festën e Pashkëve,ose bëjnë një tortë me formë qengji. Jezusi përmendet në disa herë Bibël si Qengji i Zotit. Për shembull, duke parë Jezusin, Gjon Pagëzori tha, “Ja Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!” 1 Po atë ditë që Jezusi u kryqëzua, u sakrifikua qengji i Pashkës Izraelite në tempullin hebre. Qengjat kurban të Pashkëve duhej të ishin pa të meta. 2 Jezusi nuk kishte mëkate, dhe vdekja e Tij fitoi faljen e mëkatit dhe shpëtimin për të gjithë ata që do ta pranonin Atë si Shpëtimtarin e tyre.

Pashkët janë një kohë për të festuar fillimet e reja. Lëreni Jezusin ta prekë jetën tuaj, nëse Ai nuk e ka bërë tashmë, dhe Ai do t’ju dhurojë Parajsën në botën tjetër, si dhe një fillim të mrekullueshëm të ri këtu dhe tani.


  1. Gjoni 1:29
  2. Shih Eksodi 12:5.