Mendova se e kisha jetën në vijë. Kisha një bukur të dashur, katër fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të përmbushur si punonjëse humanitare. Ishim shpërngulur në Indonezi për të punuar në një punishte strehë për fëmijët me paaftësi nën sponsorizimin e Këshillit Ndërkombëtar të Mirëqenies Sociale dhe po i shijonim vërtet përvojat tona.
Megjithatë, pas lindjes së fëmijës sime të pestë, gjërat morën një kthesë tjetër. Fillova të luftoja me makthet dhe depresionin që la në hije çdo aspekt të jetës sime. Më pas, martesa ime u shkatërrua.
Përgjatë kësaj periudhe, u bëra shoqe me disa nëna të tjerë emigrante. Ato ishin të krishtera, dhe hapën jo vetëm shtëpinë dhe jetët e tyre për mua, por gjithashtu edhe u lutën për mua dhe treguan Fjalën e Zotit.
Me inkurajimin e tyre, fillova të gjeja përgjigjet e mia te Bibla. Teksa po lexoja një ditë, këto fjalë te Isaia 54 më bënë të shpërtheja me lot:
“Mos u frikëso, sepse nuk do të ngatërrohesh; mos ki turp, sepse nuk do të skuqesh; do të harrosh madje turpin e rinisë sate dhe nuk do ta kujtosh më çnderimin e vejërisë sate.
“Sepse krijuesi yt është dhëndri yt… Çliruesi yt është i Shenjti i Izraelit, i quajtur Perëndi i tërë tokës.
“Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.” 1
Edhe pse është shkruar mijëra vite më parë, ndjeva disi Zotin duke më folur personalisht. Nuk i kuptoja mirë të gjitha vargjet, por teksa i lexova herë pas here, u ndjeva e lehtësuar.
Kjo qe një pikë kthese për mua. Jo shumë kohë më pas, ëndrrat e trishtueshme ndaluan krejtësisht, dhe për herë të parë në shumë muaj, munda të flija në paqe. Ditët e mia qenë gjithashtu më të lumtura dhe pikëpamja ime u bë më pozitive. Vazhdova të jetoja në Azinë juglindore dhe rrita pesë fëmijët e mia, tani të rritur dhe të martuar, të cilët më kanë bekuar tashmë me katërmbëdhjetë nipër e mbesa.
Kur kthej shikimin pas në kohë, shoh sa i ka përmbushur Zoti ato premtime. Ai i mori pjesët e copëtuara të jetës sime dhe i bashkoi.
- Isaia 54:4–5,13 ↑