Kohët e fundit dy miq të mitë më kontaktuan për të më vënë në dijeni se disa ngjarje të mëdha po ndodhnin në jetën e tyre. Së pari, më telefonoi Ina për të më thënë se vajzës së saj i kishte dalë testi pozitiv pasi kishte qenë e shëruar nga leukemia për tre vite. Ajo kishte marrë një lajm tronditës dhe ishte shumë e tendosur kur më telefonoi.

Më vonë, të njëjtën javë, Suzana më shkroi letër elektronike për të më thënë se bashkëshortin e saj e kishin pushuar papritur nga puna. Ajo  ishte e shqetësuar se mund t’i duhej të hiqnin dorë nga shtëpia e tyre e re duke qenë se vareshin nga rroga e tij për të kryer pagesat.

I inkurajova të dyja sa më shumë që munda dhe i sigurova se do të lutesha për to dhe familjet e tyre. Ndërkohë që po mendoja për rrethanat e shoqeve të mia, m’u kujtua ajo shenja “Thyejeni në rast emergjence” që shohim shpesh nëpër vend publike, zakonisht sipër ndonjë kutie qelqi që ka bombol zjarrfikëse brenda apo një sëpatë të vogël për përdorim, në rast emergjence.

Si të krishterë, edhe ne kemi një kuti “Thyeje në rast emergjence”. Kam zbuluar se duke i kushtuar kohë gjetjes së strehimit Jezusi dhe te Fjala e tij, kam gjetur forcën t’i përballoj situatat. Jezusi tha, “Fjalët që ju thashë janë shpirt dhe jetë.” 1 Dhe duke i kushtuar kohë leximit të fjalëve të Zotit dhe të meditoj për to, mund të gjesh shpirtin energjik dhe jetën, pavarësisht sa dekurajuese mund të duken rrethanat tona.

Kur i telefonova përsëri Suzanës për të marrë vesh si po shkonin gjërat, ajo m’u përgjigj, “E po, im shoq nuk ka gjetur punë akoma, por s’jam e shqetësuar. Jam e sigurt që Zoti po kujdeset për ne. Lajmi më i mirë është se im shoq shkoi në kishë të dielën e kaluar dhe u pagëzua.”

Doli se Zoti nuk i la këtë çift në baltë, as financiarisht. Në fund të muajit, fola përsëri me Suzanën dhe bashkëshorti i saj kishte pranuar një punë të mirë në një kompani shumëkombëshe.

Më pas, një mesazh nga Ina shkruante se vajza e saj po e merrte veten shpejt pas kimioterapisë. Të dyja e ndjenë praninë e Zotit gjatë gjithë kohës kur ishin në spital.

Të dyja shoqet e mia zbuluan se Zoti ishte “i pranishëm dhe një ndihmë në kohë të këqija” në mënyra unike dhe speciale. Ato vazhduan të besonin me po aq kurajë gjatë kohëve të sprovës dhe Zoti i ndihmoi t’i kalonin!


  1. Gjoni 6:63