Vetëm Zoti e di pse vendosi kaq shumë nga produktet më të çmuara të kësaj bote në vende të paarritshme. Nëse e ka bërë për të na testuar vullnetin, për të parë deri ku jemi të gatshëm të shkojmë dhe çfarë çmimi duhet të paguajmë për t’i siguruar ato, funksionoi.

Teksa kërkojnë për naftë poshtë shkretëtirave të Lindjes së Mesme apo brenda Rrethit të Arktikut, ose duke u futur në errësirën dhe të ftohtin nëntokësor për të gërmuar për ar, diamante dhe metale e xhevahire të çmuara, disa prej nesh, personat më të guximshëm përballen me disa nga kushtet më të vështira, rrezikojnë jetën dhe gjymtyrët për të gërmuar në rezerva dhe për të na pasuruar.

Çfarë atëherë? Pasuritë e botës nuk zgjasin, as nuk sigurojnë lumturinë e përjetshme. “Ç’dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet?” 1 pyeti Jezusi.

Për fatin tonë të mirë, Zoti vendosi gjënë më të vlefshme në jetë, gjënë që mund të lumturojë dhe të zgjatë në përjetësi, të arritshme për çdo kënd. E kam fjalën për dashurinë e Tij, sigurisht.

Një nga vargjet më të njohura dhe më të dashura të Biblës përshkruan dashurinë e Zotit: “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.” 2 Dëshira e Tij më e madhe është që ne t’i bashkohemi Atij në shtëpinë e Tij të përjetshme, parajsën, dhe Ai bëri të mundur duke paguar çmimin për mëkatet tona. Zoti është esenca e vetë dashurisë.  3, burimi, nga i cili rrjedh dashuria në të gjitha format e saj.

Nëse nuk keni mësuar ende si të merrni nga rezervuari i pafundmë i Zotit, ky numër i Activated mund t’ju ndryshojë jetën!


  1. Mateu 16:26
  2. Gjoni 3:16 NIV
  3. Shih 1 Gjonit 4:8.