Autori i njohur motivues Norman Vincent Peale shkroi, “Krishtlindjet lëvizin një shkop magjik në këtë botë dhe çdo gjë bëhet më e mirë dhe më e bukur.” Kjo thënie të ngjall imazhin e një zjarri të madh pranë një vatre me çorape shumëngjyrëshe që varen nga raftet e oxhakut; një pemë jeshile mbushur me drita e shirita dhe e rrethuar nga një pirg dhuratash të bukura dhe të mbështjella; një familje e lumtur e ulur në divan duke u lexuar tregime fëmijëve ndërkohë që ata pijnë çokollatën e tyre të ngrohtë. Nga dritarja shohim flokët e borës që bien në tokën e zbardhur e që ndriçojnë nën dritën e hënës. A është kjo ajo bota e mirë dhe e bukur që ai imagjinonte?
Fatkeqësisht, termi “e mirë dhe e bukur” nuk e përshkruan siç duhet imazhin e dhimbjeve të largëta që ne shohim në lajme apo lexojmë në internet. Nuk përshkruan as dhimbjen brenda shtëpive tona, dhimbjen për humbjen e një pune, problemeve financiare, përfundimin e një lidhjeje, pasja e një sëmundje të rëndë apo humbjen e një të afërmi.
Megjithatë, termi “e mirë dhe e bukur” e krijojnë një imazh. Bujaria e miqve dhe e familjarëve, mirësia e të panjohurve, paratë e mbledhura nga organizatat e bamirësisë janë të gjitha gjëra të mira të kësaj periudhe.
Por pavarësisht dëshirës, dashuria njerëzore nuk është e përhershme, ajo mund të mbarojë. Ka diçka më të thellë për t’u zbuluar në fjalët e Reverend Tom Cuthell: “Çdo vit ne ritregojmë hyrjen magjepsëse të Zotit në botën tonë të rrënuar dhe prekemi në thellësi të shpirtit nga aftësia e Zotit për të na surprizuar me dashuri. … Lindja e Jezusit është një protestë e ndjerë me zemër nga Zoti për të ndërhyrë në jetën e njerëzve kur ata kanë nevojë, për të mos i braktisur, për të mos i lejuar të zhyten në varfëri. Jezusi është shpëtimi, ndihma dinamike e Zotit për ne; Ai është Fjala e vetme në telegramin e shpresës nga Zoti.”
Kështu pra, edhe ne mund të biem dakord me z. Peale kur thotë se Krishtlindjet e bëjnë jetën më të mirë e më të bukur, edhe pse nuk varet nga festimet tona, madje as nga dashuria që tregohet në këtë sezon. Ajo varet nga “telegram i shpresës i shprehur me një fjalë të vetme”, i cili nuk ekziston vetëm për Krishtlindje, por zgjat gjatë gjithë jetës dhe përtej saj.