Po shikoja një intervistë të dielën e shkuar dhe të ftuarit i bënë një pyetje, “Cila është nevoja më e madhe sot në botë?” Pa nguruar, ai u përgjigj, “Ndjeshmëria. Bota ka më shumë nevojë për ndjeshmëri.”
Unë, me shumë gjasa, do të isha përgjigjur pa u menduar se bota ka më shumë nevojë për dashuri. Por më pëlqeu përgjigjja e tij. Ishte shumë më specifike të thoshe se bota ka nevojë për më shumë ndjeshmëri.
Ndjeshmëri është ta vesh veten në vendin e tjetrit. Ndjeshmëri është t’i japësh dikujt mundësinë e dyshimit. Ndjeshmëri është të kuptosh se të gjithë kanë historinë e tyre. Ndjeshmëria na ndihmon të dëgjojmë më shumë dhe të këshillojmë më pak. Ndjeshmëria na ndihmon të përpiqemi të kuptojmë dhe t’i shmangemi gjykimit.
Më pas, m’u kujtua një mikeshë që njoha dikur, e cila quhej Xhudi. Kur e pashë në lagjen time, u përpoqa të jem miqësore. Ajo thuajse as m’u përgjigj, as nuk më foli. Pas muajsh përpjekje, duke u mundur të ndërveproj me të, ajo më në fund, foli me mua dhe më shpjegoi se kishte probleme të rënda me shpinën, dhe gjatë ecjes kishte aq shumë dhimbje, saqë mezi fliste. Pas operacionit dhe rikuperimit të saj, u bëmë shoqe të mira. Ajo më mësoi të mos i paragjykoja njerëzit. Ata janë shpesh duke kaluar gjëra, të cilat as nuk mund t’i imagjinojmë. Xhudi më dha një mësim të mirë mbi ndjeshmërinë.
Në botën e sotme, në të cilën njerëzit i komentojnë dhe i gjykojnë shpjet situatat, që janë zhytur nëpër kompjuterat e tyre, na duhet më shumë ndjeshmëri. Aty ku është e zakonshme të dënosh, ngacmosh apo të bësh thashetheme për njerëzit, ne nuk marrim kohën e nevojshme për të kuptuar, na duhet më shumë ndjeshmëri. Kur e lejojmë frikën të ndërtojë mure rreth nesh, na duhet më shumë ndjeshmëri. Nëse duam ta lejojmë Jezusin të ketë më shumë kontroll në jetët tona dhe në mendimet tona, na duhet më shumë ndjeshmëri.