Ka kaq shumë gjëra që duhet të bëni çdo ditë, aq shumë gjëra që ju doni të bëni, dhe aq shumë që të tjerët presin nga ju. Ju ndiheni të tërhequr nga të gjitha drejtimet. Presioni. Tensioni, Ankthi. A do të ndalojnë ndonjëherë?
Nuk do të ndalojë vetë, por ju mund të prishni ciklin. Ju nuk keni pse të mbeteni të ngatërruar në luftën e pafundme për të bërë dhe për të pasur më shumë. Jeta nuk ka pse të jetë një krizë e përditshme. Ju nuk keni pse të jeni i burgosuri i pritshmërive joreale. Më lejo të të ndihmoj të rifitosh kontrollin e jetës tënde.
Thelbi i problemit është i thjeshtë: Ju përpiqeni të bëni tepër, më shumë sa është njerëzisht e mundur, dhe ju vendosni mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj nën trysni, që nuk është dashur kurrë të përballeni. Është koha për të rivlerësuar. Përcaktoni cilat gjëra kanë më shumë kuptim dhe do të kenë vlera që zgjasin në kohë, qëllimet tuaja kryesore afatgjata dhe përgjegjësitë. Përqendrojini energjitë tuaja në to dhe largojeni pjesën tjetër. Kur ta keni bërë këtë, trysnitë që dikur ju dukeshin të papërballueshme, do të fillojnë të zhduken.
Doni një fillim të ri në jetë? Mund ta keni, por duhet të tregoheni të gatshëm të mposhtni trysnitë e vetë-imponuara që ju drejtojnë tani.