Si shumë njerëzve të tjerë, edhe mua më pëlqen parashikueshmëria. Ndryshimi mund të thotë, të shkel në territor të panjohur dhe të humbas rutinën time të rehatshme, dhe kjo është frikshme.
Gjithashtu, do të thotë se më duhet të heq dorë pak nga kontrolli. Gjithashtu edhe kjo është e frikshme. Edhe kur ju përgatiteni sa më shumë mundeni, ka shumë faktorë të përfshirë, të cilat nuk mund t’i kontrolloni të gjitha.
“Ndryshimi sjell gjithmonë dhurata me vete,” shkruan Price Pritchett, por unë jam i sigurt se ne të gjithë e kemi pyetur ndonjëherë veten, nëse këto dhurata ia vlejnë barra qiranë, dhe nëse nuk mund të jetë më mirë, apo më e thjeshtë duke i shmangur ato në vend që të përballesh me sikletin e ndryshimit. Por përsëri, nuk kemi zgjidhje tjetër; ndryshimet vijnë në një mënyrë pavarësisht nëse i duam ato apo jo.
Megjithatë, kohët e fundit kam mësuar se këto ndryshime mund t’i kalosh më lehtë me Zotin sesa vetëm!
Zoti di gjithçka, duke përfshirë edhe të ardhmen. Ai mund të na përgatisë në mënyra që ne nuk mund ta përgatisim veten, dhe Ai vë gjithçka në lëvizje, për të mirën tonë. 1 Ai nuk është çuditur kurrë nga përkuljet në rrugë apo kthesat e ngjarjeve, dhe Ai mund të na rrëfejë udhën dhe të na përgatisë për atë çfarë na pret në të ardhmen, edhe pse nuk arrijmë ta kuptojmë se çfarë po ndodh në atë moment.
Zoti e ka kontrollin. Duke ditur se Qenia që na krijoi dhe do të përmbushë qëllimin e Tij për ne 2 është në anën tonë, mund të jetë shenja e besimit që ne kemi nevojë për t’u përballur me çfarëdo të ndodhë. “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” 3
Ndoshta, një nga perceptimet më të rëndësishme në të cilat na jep Zoti në kohë ndryshimi është dashuria e Tij e pakushtëzuar për gjithsecilin prej nesh. Kur ndryshimi është i vështirë, i frikshëm, ose të lëndon, Ai qëndron përkrah nesh. Dashuria e Tij nuk luhatet kurrë, dhe Ai do vetëm më të mirën për ne. Edhe pse ne kalojmë ndryshime dhe përvoja të panumërta që i japin formë dhe së fundi modifikojnë karakterin tonë, Ai qëndron i pandryshueshëm, mbështetës dhe përherë i besueshëm. Ai është shoku më i mirë që ne mund të kemi… dhe ka vetëm një gjë që nuk ka për të ndryshuar: “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.” 4