Apostulli Paul iu referua çështjes së pasurisë në 1 Timoteut 6:8–10: “Por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq. Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim. Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe depërtuan veten e tyre në shumë dhembje.” 1 Nuk është e gabuar të kesh para, por ta duash paranë. Bollëku apo mungesa e parasë është më pak e rëndësishme se kushtet tona shpirtërore.

Në kulturën hebre, varfëria dhe madje, paaftësia janë parë shpesh si rezultat i mëkatit vetjak të dikujt. Në Gjoni 9:1–3, dishepujt e Jezusit pyetën, “‘Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?’ Jezusi u përgjigj, ‘As ai, as prindërit e tij s’kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.’” Ndërkohë që natyra njerëzore shpesh i vesh varfëri apo dobësi të tjera diçkaje të gabuar që ka bërë dikush, Zoti mundet dhe i përdor këto rrethana për të zhvilluar planin e Tij të përsosur.

Llogaritë e sundimtarit të ri e të pasur te Marku 10:17–22 tregon si pasuritë mund të jenë një pengues shpirtëror. Jezusi i tha të riut t’i shiste pronat e tij, t’ua jepte paratë të varfërve dhe më pas, të ndiqte Jezusin. Ai u largua i trishtuar, sepse kishte pasuri të mëdha. Në këtë rast, pasuria e tij ishte negative sepse e ndalonte të ndiqte Krishtin. Ai e donte paranë më shumë nga ç’donte Jezusin.

Ndërkohë që shumë psalme dhe fjalë të urta tregojnë fakte rreth përfitimeve të pasurisë dhe luftës së varfërisë, Bibla është e qartë që si varfëria dhe pasuria mund të jetë vullneti i Zotit dhe bekim nga Zoti. Jezusi jetoi në varfëri të plotë, Solomoniu bekua me pasurisë të konsiderueshme. Mbreti David pati një fillim të përulur dhe një fund plot pasuri. Apostujt e shoqëruan Krishtin në përndjekje dhe therori. Ata nuk shiheshin si të pasur, pasi përdorën gjithçka që kishin për të ndarë mesazhin e Krishtit me të tjerët.  2 “I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët, të dy i ka bërë Zoti.” 3

Perspektiva njerëzore e sheh pasurinë si bekim dhe varfërinë si mallkim. Plani i Zotit është shumë më i madh dhe i përdor si pasurinë dhe varfërinë për të përmbushur vullnetin e Tij. Ne duhet të shmangim tundimin që ta shohim pasurinë vetëm si bekim të Zotit në vend që të gjemi të kënaqur në çdo rrethanë, duke ditur se bekimet e Zotit nuk përcaktohen nga zotërimet tona në këtë botë, por gjenden në plotësinë e tyre në një mbretëri që s’i përket kësaj bote.


  1. NIV
  2. Shih Luka 18:28.
  3. Fjalët e urta 22:2