Ka shumë raste kur lutemi për njerëzit dhe ata shërohen menjëherë ose brenda një kohe të shkurtër. Por gjithashtu përjetojmë situata ku lutemi për vuajtje shumë serioze në mënyrë të përsëritur për muaj dhe madje vite të tëra, dhe nuk i shohim ende rezultatet që kemi kërkuar. Atëherë, tundohemi të pyesim veten se çfarë ka ndodhur. Mos shkoi gjë gabim?
Çfarë thotë Bibla si të mos lodhemi duke bërë mirë 1 pa dyshim, zbatohet edhe për lutjet mbi vuajtjet afatgjata. Mund të tundohemi të mendojmë, Pse të shpërdorojmë kohën tonë, kur duket që nuk po funksionon? Por ne shohim vetëm momentin, në vend që të shohim rrezen e tejet zgjatur kohore që shikon Zoti. Ne duhet të kemi besim se Ai do të sjellë të mirën më të mirë. Në fund të fundit, a nuk po kërkojmë këtë në të vërtetë?
Sigurisht, është natyra njerëzore që kur nuk shohim rezultatet që prisnim, ndihemi të mposhtur, të frustruar dhe plot me pyetje, sepse ne jemi lutur kaq ndershmërisht, kaq sinqerisht, por ky është fiks momenti i duhur për të besuar. Kjo më kujton atë vargun: “Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, [duke u lutur] të merrni gjërat e premtuara.”2
Merrni situatën time për shembull, se si pas shumë vitesh lutjesh, unë ende i kam sytë shumë të dobëta. Mos kjo do të thotë që lutjet e mia kanë humbur disi apo kanë qenë jo të efektshme? Mund t’ju siguroj që përgjigjja është një jo absolute, e pagabueshme dhe përfundimtare! Nuk kanë humbur. Nuk janë të padobishme dhe jo të efektshme. Bibla na thotë që lutjet tona janë “të fuqishme dhe të efektshme.” 3
Kur marr kohë të ndaloj dhe të kërkoj perspektivën e Zotit, shoh një pamje më të balancuar të situatës sime. Kur flas si sytë e mi nuk janë shëruar akoma, kuptoj se kjo është vetëm një pjesë e pikturës së madhe. E vërtetë, nuk jam shëruar ende “përfundimisht”, por kam përjetuar shumë herë përmirësime të përkohshme.
Nëse përqendrohem shumë në rëndësinë e shërimit të plotë dhe përfundimtar, unë po minimizoj dhe po neglizhoj gjërat më të mëdha që ka bërë Zoti në jetën time. Kur i kushtoj shumë rëndësi eliminimit të vuajtjes sime plotësisht dhe në rrezen time kohore, nuk i theksoj gjërat e mrekullueshme që Zoti ka bërë për mua duke më shëruar në periudha të shkurtra kohore dhe përsëri kur kam pasur më shumë nevojë.
Ende lutem për shërimin e plotë, sepse e di që Ai mund të përgjigjet në këtë mënyrë; megjithatë, gjithashtu e falënderoj Atë si më është përgjigjur tashmë. Ndërsa unë kam një vuajtje afatgjatë, Ai ka kujdes afatgjatë mjekësor të cilën unë e marr përditë, e prerë me porosi fiks për mua. Në fakt, është gjë e mirë që e kam pasur këtë problem për kaq shumë kohë, sepse më është dhënë një periudhë më e gjatë kohore për të përjetuar prekjet e përsëritura të shërimit. Ato kohë kur Jezusi përkohësisht më përmirësonte gjendjen e syrit tim për të përmbushur ndonjë detyrë ose përmbushur ndonjë nevojë për të më rikthyer besimin te shërimi akoma më shumë se të isha shëruar plotësisht që nga fillimi. Ato kohë nuk ishin shërimi i plotë dhe “përfundimtar”, por gjithmonë e kam marrë shërimin që Ai dinte se kisha nevojë në atë periudhë! Prekjet e tij të shërimit erdhën në momentet kur unë kisha më shumë nevojë.
Ky problem afatgjatë i syrit më ka ndihmuar në përmirësimin e gjërave më të mëdha në jetën time se një shërim afatgjatë i problemit tim të syrit. Zoti i ka marrë gjithë ato lutje për shërimin tim dhe kanalizoi fuqinë e tyre në kaq shumë gjëra të mira. Ai i është përgjigjur lutjeve të mia duke më ndihmuar të mësoj dhembshurinëdhe varësinë ndaj Tij edhe pse nuk isha shëruar tërësisht.
Ndonjëherë, shërimi i shpejtë mund të mos jetë ajo që të sjell të mirën e përgjithshme. Kujtoni dhjetë lebrosët që teksa u larguan, u shëruan. Nëntë prej tyre ishin aq të shpërqendruar nga shërimi i tyre i menjëhershëm, saqë u larguan me nxitim dhe harruan edhe ta falënderonin Jezusin. 4 Kjo është diçka që më inkurajoi kur e mendova me qetësi, teksa mos marrja e shërimit të plotë që prisja më ndihmoi të ecja më shumë me besim sesa me shikim 5 dhe ta falënderoja Zotin për prekjet e Tij të shërimit.