Isha dhjetë vjeçe kur dëgjova fillimisht për Albert Schweitzer, dhe u befasova vërtet nga përkushtimi i tij, aq sa fillova të mendoja për t’u bërë mjeke si ai dhe të ndiqja hapat e tij në Afrikë. Ato ishin ditët, kur në mënyrë që të mësoja më shumë rreth diçkaje apo dikujt, duhet të lexoje libra, enciklopedi dhe shumicën e kohës, të shkoje në bibliotekë. Me fjalë të tjera, kërshëria nuk gjeti plotësim të menjëhershëm, dhe kishte një sasi të caktuar ndodhish dhe misteresh të përfshira në të.
Isha një lexues i pasionuar, madje, deri në atë pikë sa heronjtë e mi ishin të trilluar, Robin Hud apo Meri Popins. Meqenëse kisha një imagjinatë të gjallë, gjithashtu, shpika edhe heronjtë e mi, deri në ditën kur nisa të lexoja për njerëz të vërtetë, të cilët kishin qenë misionarë, eksplorues, luftëtarë për liri, dhe kështu me radhë.
Alberti ishte i pari në një seri të gjatë, të ndjekur nga Martin Luther King, Xhon Kenedi, Gandi, Florence Nightingale, dhe shumë të tjerë. Kuptova se shumë nga keqbërësit e tmerrshëm që kisha lexuar në librat e historisë në shkollë, kjo tokë ka parë gjithashtu edhe shumë njerëz të mrekullueshëm!
Kështu që, në një moshë të re, vendosa t’i përkisja kategorisë së personave që kanë lënë gjurmë në botë. Një herë në disa javë, e ndryshova pasionin tim në një vend dhe profesion tjetër, në varësi të heroit që po lexoja. Tani, shumë vite më vonë, jam e lumtur që e pata atë dëshirë. Pata mundësi të ndiqja zemrën time dhe të kaloja vite të tëra në fusha sfiduese misionare, dhe ende ia përkushtoj shumicën e kohës sime nevojtarëve dhe kauzave të ndryshme, të cilat ia vlejnë.
Nuk ka qenë një vendim për të cilin s’kam paguar çmim apo pa gabime, por ja ku vjen pjesa më e mirë. Të flasësh për gabimet, një nga efektet anësore të kësaj epoke të re të “informacionit lehtësisht të sigurueshëm” ishte se lexoja më shumë për heronjtë e mi të të tashmes dhe të të shkuarës dhe zbulova se ata s’ishin të përsosur dhe shenjtorë siç i imagjinoja. Të gjithë ata kishin thembrën e Akilit, dhe disa nga gjërat në të cilat ata besonin, thoshin apo bënin, mund të ishin zhgënjyese fillimisht.
Por më vonë, ishin pikërisht “të metat” e tyre dhe dobësitë e tyre humane që më inkurajuan kur edhe unë rashë nga piedestali im.
Të mirat që bënë këta persona gjurmë-krijues tejkaluan të keqen dhe kjo në vetvete është provë që s’ke nevojë të jesh i përsosur për të ndryshuar pjesën tënde të botës. Në fund të fundit, askush prej tyre s’ishte i tillë, por ata e ndryshuan botën e tyre!