Na duhet durim për të arritur objektivat tona në jetë. Edhe kur situata nuk është ideale, është e rëndësishme të vazhdojmë dhe t’ia dalim me aq sa mundemi.
Shumë prej nesh kalojnë periudha kur ndihemi të irrituar nga puna që bëjmë apo të nënvlerësuar sa që duam të heqim dorë. Megjithatë, para së të marrim një vendim të nxituar, duhet të kthehemi te Zoti dhe te Fjala e tij për mbrojtje. Nuk tregojmë mençuri nëse për të marrë vendimet bazohemi vetëm te emocionet apo rrethanat, sepse këto janë të paqëndrueshme. Nëse nuk mund të vazhdojmë detyrat tona në kushte të vështira, rrezikojmë të jemi të pavendosur e të lëkundur në çdo gjë [që bëjmë].” 1 Bibla thotë se Zoti, i Cili ka filluar një punë për ne do ta çojë deri në fund. 2 Zotit i pëlqen gjithmonë të mbarojë atë që Ai nis, 3 por për të përmbushur qëllimet e tij përmes nesh, Ai ka nevojë për bashkëpunimin tonë. 4
Shumë nga ndryshuesit e mëdhenj të botës nuk iu ndanë detyrave të tyre edhe para vështirësive, edhe pse iu desh një kohë e gjatë që të shihnin rezultatet. William Carey, udhëheqësi misionar në Indi që filloi një rrymë të re në misionin botëror, punoi me besnikëri për vite me rradhë, duke mësuar gjuhët vendase dhe duke përkthyer Biblën, por suksesi ishte pak i dukshëm. Ai vuajti edhe tragjedi personale duke humbur një djalë në dizenteri, kur bashkëshortja vuante nga një depresion nervor. Por Carey përsëri vazhdoi dhe la mbrapa një trashëgimi të paçmuar të Krishterë.
Ndonjëherë, edhe pse nuk shohim shumë fryte të përpjekjeve tona, puna jonë mund të hapë dyer për disa të tjerë që mund të hyjnë më vonë. Misionari Jezuit Francis Xavier një herë, punoi mes banorëve të ishullit të Malukut, në Indonezinë e sotme. Këta njerëz të egër kishin fituar famë si kanibalë dhe kokaprerës, por Xavier, me shumë guxim, predikoi dhe i mësoi ata për vite. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij të guximshme, Xavier përmirësoi vetëm disa përsona të cilët u konvertuan në kristianë, dhe më në fund iu desh të largohej pa patur shumë rezultat për t’u treguar të tjerëve. Vite më vonë, sidoqoftë, Jezuitë të tjerë hynë në dyert që ai kishte hapur, dhe për rrjedhojë, dhjetëra mijëra banorë të këtyre ishujve iu kthyen Krishterimit.
Zoti na ndihmoftë të vazhdojmë të bëjmë detyrën që ai na kërkon, dhe vazhdofshim me to derisa te jemi të sigurtë se detyrat tona u përmbushën dhe është momenti të merremi me diçka tjetër. 5