A keni pyetur ndonjëherë veten, edhe ju si unë, se çfarë përshtypje lini te njerëzit? Ose ajo ç’ka është më e rëndësishme, nëse keni ndonjë impakt të përhershëm në jetën e njerëzve?
Duke jetuar në Indi, një vend me shumë besime fetare, ku të Krishterët përbëjnë 2% të popullsisë, jam e ndërgjegjshme për faktin se njerëzit me siguri do e gjykojnë Zotin tim për nga mënyra se si unë e jetoj jetën. E di se ajo që po bëj do të ndihmojë shumë njerëz për të krjuar një mendim pozitiv rreth të Kristianëve në përgjithësi, madje edhe rreth Vetë Jezusit.
Një herë, tezja ime, i dha një gotë ujë një çifti të moshuarish, që i kishte lënë makina në rrugë para shtëpisë së saj dhe po prisnin karrotrecin. Bashkëshorti e pranoi ujin me mirënjohje dhe i tha: “Besoj, je Kristiane.”
Duke ecur me makinë për në shtëpi të nesërmen, u nervozova shumë më një motorçiklist që gërvishti makinën time. Pastaj u kujtova se ndërsa ai shihte fytyrën time të inatosur duke e qortuar, ai do të ketë parë gjithashtu edhe kryqin që rri varur tek pasqyra e shoferit. A mori ai një përshtypje pozitive për gratë kristiane që kishte takuar? S’besoj! U ndjeva e turpëruar për shembullin që dhashë.
Siç e shihni, kam vend të përmirësohem. Kjo është edhe arsyeja që u motivova nga loja e mëposhtme që luante familja ime. Bëmë gati letrat duke shënuar emrat e secilit prej nesh mbi to, dhe të gjithë shkruam gjëra inkurajuese në letrat e njëri-tjetrit. Pastaj i përziem të gjitha letrat bashkë, kështu që nuk mund ta dinim se çfarë kishte thënë secili prej nesh.
Kur më erdhi radha të lexoja se çfarë kishin thënë të tjerët për mua, u habita që askush nuk kishte komentuar mbi talentet dhe aftësitë e mia të dukshme. Por, letrat e mia përmbanin komente si:
“Ti ke shumë besim te lutja.”
“Më pëlqen fakti që ke një marrëdhënie shumë të mirë me Zotin.”
“Ti ke Jezusin në plan të parë, për gjithçka.”
Më vonë arrita të kuptoj se sa të rëndësishme dhe të vyera ishin ato komplimenta që vinin nga njerëzit që më njohin më mirë. Këto janë shembuj të thjeshtë nga jeta e përditshme, por në fund të fundit, këto sjellje të përditshme janë shpesh ato që krijojnë përshtypjet më të rëndësishme dhe atë për ç’ka do të mbahemi mend.