Thuajse çdo ditë, më vjen ndërmend mendimi sa e lumtur jam që punoj këtu ku punoj. Jam mësuese në një shkollë brenda qytetit që i shërben familjeve nga e gjithë bota. Punoj në bibliotekë, ku është normale të shohësh, në çdo tavolinë një grup prej katër studentësh duke punuar së bashku, të cilët përfaqësojnë katër kontinente të ndryshme, katër gjuhë dhe katër besime të ndryshme. BE-ja mund të mësojë shumë nga shkolla ime.
Vanesa është një studente e vitit të fundit, e cila do të drejtojë sallonin e saj një ditë. Mbaj mend që kur e takova vjet për herë të parë, u befasova nga sa moderne, e këndshme ishte dhe sa besim në vetvete kishte. Ajo është imazhi i potencialit të lumtur.
Ajo është gjithashtu një refugjate nga një komb afrikan i shkatërruar nga lufta, e cila mbërriti në qytetin tonë me familjen e saj të madhe në Mars të vitit 2014. Tetë fëmijët radhiten në moshë nga nëntë në njëzet vjeç. Babai i Vanesës punon vazhdimisht që kur kanë mbërritur, por ai nuk ka mundur të sigurojë një punë të sigurt e të rregullt. Mamaja e saj ka luftuar ndër vite me problemet shëndetësore dhe nuk punon dot jashtë shtëpisë. Familje merr mbështetje nga ndihma sociale dhe nga Vanesa.
Veçse ndjek shkollën me kohë të plotë, Vanesa punon me kohë të pjesshme në një sallon. Të ardhurat e saj shkojnë në tre vende të ndryshme:
- Në ndihmë të familjes së saj.
- Në arkën e kursimit për shkollimin e lartë.
- Ndërsa, një e dhjeta e tyre, në kishë.
U befasova pa masë javën e shkuar kur dëgjova Vanesën të thoshte se ajo ia jep 10% të të ardhurave personale kishës së saj.
“Është e domosdoshme,” më shpjegoi ajo me zërin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, të shoqëruar me theksin e atdheut afrikan. “Kur isha e vogël, ime më punonte dhe e pashë t’i jepte kishës një të dhjetën e të ardhurave të saj. Po ashtu vepronte edhe im atë. Ne kemi pasur gjithmonë mjaftueshëm.”
Po tani? E pyeta nëse ishte ndier ndonjëherë e tunduar të mos e dhuronte një të dhjetën për shkak të vështirësive në jetën e saj. Ajo dukej se nuk e kuptonte ç’doja të thosha. “Jeni shumë njerëz në shtëpinë tënde,” i thashë. Ajo tundi kokën, duke pritur të mbaroja mendimin. “Disa njerëzve do t’u dukej e vështirë për t’u përballuar,” shpjegova. “Babai yt s’ka mundur të gjejë punë… Mamaja jote ka probleme shëndetësore… Iu desh të linit miqtë dhe familjen pas, duke filluar nga fillimi në këtë vend… ” Ndalova së u përpjekur të bind Vanesën për sfidat e saj, sapo kuptova se ajo thjesht nuk e ndjente të ishte një barrë e rëndë.
“Ndonjëherë, kur ishim në shtëpinë tonë,” tha ajo, “ne i lejonim të pastrehët të rrinin përkohësisht te ne. I dërgojmë ende para jetimoreve në vendin tonë. Këtu, nëse kemi ushqim apo veshje shtesë, dalim dhe ua japim njerëzve në rrugë.”
E kisha të pamundur të imagjinoja panoramën e bollëkut dhe bujarisë që Vanesa po më pikturonte me botëkuptimin tim të burimeve të saj të kufizuara. “Por a nuk ke ndier ndonjëherë se të duket diçka që s’mund ta blesh?” e pyeta.
“Po,” tha ajo. “Dhe kur kërkoj para, ua kërkoj miqve apo familjes. Nuk kërkoj për t’i huazuar, janë gjithmonë dhuratë.” Ndonjëherë jep, ndonjëherë merr (por nuk futesh kurrë në borxhe), Vanesa ndihet njësoj rehat në të dyja rolet. E lumtur të japë dhe jo tepër krenare për të pranuar.
Përsëri, më rikthehet në mendje pyetje mbi një të dhjetën e kishës. “Por nëse ndonjëherë s’ke mjaftueshëm para, a nuk ndjen sikur mbajtja e atij 10%-ëshi të të ardhurave mund të të lehtësojë?”
“Jo,” tha Vanesa me qetësi. “Zoti nuk të lë t’ia ndjesh mungesën parave që dhe.” Dhe më tregoi për një rast kur gjeti 10$ në xhepin e saj. Dhe një tjetër histori kur nuk s’kishte para për të blerë një pallto, por më pas, dikush që kishte blerë një pallto me masën e gabuar ia dhuroi asaj.
“Ç’mendon,” e pyeta unë pak e shqetësuar, sepse po e pyesja për vete, “për njerëzit me punë të mira që jetojnë në shtëpi të mëdha, por thonë se nuk e përballojnë dot të japin shumë?”
U përpoqa të mbaja veten, por përgjigjja erdhi pa gjykim, me një qetësi të vazhdueshme, me vendosmëri të qetë. “Ata nuk e dinë sekretin.”
Ajo nuk e shpjegoi. “Çfarë sekreti?” e pyeta. Shikoja nga ora që koha jonë thuajse kishte mbaruar. Vanesës i duhej të largohej për punë në orën 3:45. Por unë doja të dija sekretin.
“Kur jep diçka, të jepen më shumë bekime,” tha ajo.
Ishte një problem matematikor që s’arrija ta zgjidhja. Dhe disi, zgjidhej. Besoj se kjo zonjushë e vogël kishte një të ardhme të ndritur në vendin e saj të ri. Aftësitë që po mëson në shkollë dhe në punë do ta ndihmojnë të përgatitet për të, por vetëbesimi i qetë dhe bazat e forta do ta ndihmojnë të kalojë çdo sfidë. I jam mirënjohëse Vanesës dhe nxënësve të tjerë që sfidojnë perspektivat e botës së parë dhe më zgjeroi botëkuptimin. Ajo e sheh botën përmes xhamave të mirënjohjes, besimit dhe shpresës, si dhe pengesat të cilat as nuk regjistrohen tek ajo duket se zhduken nën këmbët e saj ndërkohë që ajo ecën përpara.