Të gjithë të emocionuar marrin dhurata. Është diçka të mrekullueshme të dish që dikush interesohet mjaftueshëm sa të mendojë se çfarë do të të pëlqente, ta blejë ose ta krijojë vetë atë dhe të ta dhurojë.
Ka gjithashtu një gëzim të veçantë në dhënien e dhuratave. Kur gjeni një dhuratë, të cilën e dini që marrësi do ta pëlqejë, është bukur t’ua dhurosh. Gëzimi i marrësit kthehet në një dhuratë për ty dhe të frymëzon të vazhdosh të japësh. Por ndalo dhe mendoj për një moment për të gjitha dhuratat që ke marrë në jetën tënde deri më sot, dhe cilat prej tyre kanë zgjatur në kohë.
Me siguri, nuk të mbante vendi nga gëzimi kur more video-lojën për të cilën ishe lutur të merrje, por a të sjell ajo të njëjtën gëzim pas nja dy javësh? Bluzën e mrekullueshme që ti “duhet ta kishe medoemos”, sa shpesh e vesh tani?
Ka shumë tradita Krishtlindjeje, dhe ato ndryshojnë nga njëra familje në tjetrën, por mesa duket, tradita e vetme që ndajnë familjet është shkëmbimi i dhuratave. Dyqanet e dinë këtë, kështu që ata përgatiten muaj përpara Krishtlindjes duke i tejmbushur raftet e dyshemetë e dyqaneve me dhurata të shumta dhe foto të njerëzve të lumtur duke marra mallrat e dyqanit për dhurata. Ata agresivisht ofrojnë ulje, ditë shitjesh, shpërblime blerjeje, stimuj dhe plane pagesash me këste në përpjekje të fitojnë buxhetin tuaj të pushimeve. Të gjithë nga përfaqësuesit e makinave deri në dyqanet me ulje, ofrojnë ide të atyre çka mund t’u merrni të dashurve tuaj për Krishtlindje.
Unë u rrita në një familje misionare, ku Krishtlindja nuk barazohej me begatinë e fanfarës dhe dhuratave, qoftë personalisht për mua, apo për njerëzit e tjerë që kisha vërdallë. Krishtlindjen e parë ku pata mundësinë të “dilja nga rutina” dhe të bëja blerje me tonelata për familjen dhe njerëzit e mi të dashur, isha shumë e emocionuar! Kalova ditë të tëra duke psonisur në qendra tregtare, orë të tëra duke kërkuar blerjet më të “mira” në internet, dhe shumë e shumë orë të tjera duke i mbështjellë dhuratat në përsosmëri dhe duke lidhur pakot me fjongo të bukura.
Me afrimin e Krishtlindjes, e dëgjova disa herë veten duke thënë, Mezi po pres derisa të përfundojë gjithçka. Nuk isha ndier kurrë në ankth për Krishtlindje, e të doja që të mbaronte sa më parë! Sigurisht, ishim të lodhur kur mbaronin, por nuk kisha ndier kurrë ndonjë frikë lidhur me këtë periudhë.
Tani, ja ku isha, duke marrë pjesë në një “Krishtlindje tradicionale,” dhe në vend që të ishte një periudhë e mbushur plot gëzim, ishte e mbushur plot tensione. Kuptova se isha rrethuar dhe konsumuar nga Krishtlindja, por kisha ndjesinë se po humbisja kalimin e Krishtlindjeve së bashku. Gjithsesi, i mblodh forcat, pikërisht në festimin më të ndezur të Vigjiljeve të Krishtlindjes që kisha përjetuar ndonjëherë. Grumbuj dhuratash ishin shkëmbyer dhe kishte qese të tëra mbeturinash plot me letër paketimi dhe kuti të mbledhura. U ula atje përballë pasojave të “Krishtlindjes” duke u ndier tmerrësisht e zhgënjyer. Më dukej sikur kisha humbur mbylljen e madhe të një filmi të shkëlqyer dhe sapo kishte kaluar në pjesën ku dalin listat përmbyllëse të pjesëmarrësve. Ku kishte shkuar Krishtlindja?
Gjithë ato dhurata të blera me kujdes? Me kalimin e javëve dhe muajve, u gjenda përballë disa dhuratave që kisha marrë, të fshehura në fund të një sirtari apo të vendosura në raft, duke mbledhur pluhur. Gjithashtu, kuptova se disa nga dhuratat që kisha marrë ishin të padobishme. Ne kishim shpenzuar bashkërisht shumë para në dhurata, dhe disa javë më vonë, dukej sikur asnjëra s’ishte e dobishme.
Para se t’ju ngjaj si Grinçi, dua të sqaroj që nuk jam kundër dhënies së dhuratave. Thjesht urrej të shoh Krishtlindjen të errësuar nga një vrull blerjesh dhe tensionesh. Në atë Krishtlindje zhgënjyese, mësova se shpirti i vërtetë i Krishtlindjeve, gazi që i bënte Krishtlindjet speciale, është diçka të cilën duhet ta kërkosh. Nuk vjen thjesht sepse është dhjetor dhe ti po ble dhurata, po dekoron një pemë, dhe po dëgjon muzikën e Krishtlindjes.
Ja disa mënyrë si planifikoj të shpërndaj shpirtin e Krishtlindjeve:
- Duke i dërguar kartolina Krishtlindjeje njerëzve të dashur, qofshin ata afër a larg
- Duke i treguar histori Krishtlindjesh fëmijëve dhe miqve të mi
- Duke postuar mesazhe kuptimplota, që falin gëzim dhe nxisin të menduarin në faqen time të Facebook-ut
- Duke dhuruar gjëra për veprimtaritë që bëjnë Krishtlindjen e veçantë për fëmijët dhe familjet në nevojë
- Duke bërë vepra të mira në komunitetin tim
- Duke përgatitur qerasje Krishtlindjeje për mësuesit dhe miqtë
- Duke shmangur qendrat tregtare
- Duke i mbajtur Krishtlindjet të thjeshta: më pak të rrëmujshme, më shumë kuptimplota
- Duke kaluar sa më shumë kohë të jetë e mundur me familjen dhe miqtë
Dhe çfarë dhurate po i jap Jezusit? Mirënjohje!
Dhjetori mbërriti. M’u bashkoni të marrim kohë, para se furia e Krishtlindjes të jetë në kulmin e saj, për të menduar si do ta bëjmë në periudhë të bukur kuptimplotë, dhe si do t’i “gjejmë Krishtlindjet” këtë vit.