Kisha ngecur në një nga ato bllokimet e tmerrshme të trafikut në qytetin tonë të mbipopulluar. Rreshti i pafundmë i makinave, kamionëve dhe autobusëve po zvarritej me një ritëm më të ngadaltë se e ecura, ndërsa këmbësorët, motorët dhe biçikletat arrinin të përparonin nga pak, duke kaluar nëpërmjet rreshtave. Ajri i ndotur ishte akoma më i rëndë me ndjesinë e irritimit, dhe unë nuk isha mirë nga stomaku. Me buzët e puthitura nga padurimi, vëzhgova trotuarin e pashtruar plot me pellgje, ende me baltë nga një rrebesh i ditëve të fundit, dhe mes shitësve që reklamonin mallra të dorës së dytë, fruta dhe perime nëpër mbulesa, vura re një lypës, një djalosh të gjymtuar, jo më shumë se shtatë vjeç, duke u zgjatur njerëzve dorën.
Rreshti ngjitur me rreshtin tim e kishte më afër trotuarin, dhe ishte zënë nga një karrocë, të cilën e tërhiqte një njeri i veshur me pantallona të vjetra, një bluzë të grisur dhe këpucë me baltë. Fytyra e tij ishte plot njolla dhe kullonte djersë dhe muskujt e tij ishin forcuar teksa përpiqej të manovronte karrocën e rëndë të mbushur deri më majë me thasë patateje.
Më pas, sytë e djaloshit të gjymtuar dhe burrit u hasën dhe ai ndaloi, futi dorën në xhep, nxori një monedhë dhe e la në dorën e zgjuar të djaloshit. Fytyra e djaloshit u ndrit nga një buzëqeshje e bukur dhe gjithë gaz tha: “Faleminderit, zotëri. Zoti ju bekoftë.”
Nuk mund të rri pa kujtuar shembullin që na tregoi Jezusi, kur ndihmoi të nënshtruarin, të gjymtuarin dhe të verbrin. Atë mbrëmje u luta ta lija veten në duart dhe këmbët e Zotit për të ndihmuar dikë në nevojë, për “të qenë gati me kohë e pa kohë” 1 të jem Ai, për të tjerët.
Shumë shpejt më pas, pata mundësinë ta vija këtë lutje në praktikë. Kur ime bijë ishte në maternitet dhe gati për të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, gruaja në krevatin ngjitur, pas perdes ndarëse, po haste shumë vështirësi të përballonte dhimbjet e saj të lindjes.
Ajo ishte një e panjohur, por ndjeva e detyruar t’i afrohesha dhe ta pyesja, a mund ta ndihmoja me ndonjë gjë. Pasi kam qenë trajnuese frymëmarrjeje, gjatë shumë lindjeve, u ofrova ta ndihmoja me një metodë frymëmarrjeje që do ta lehtësonte. Ajo më kapi fort dhe së shpejti, ia mori dorën frymëmarrjes, duke menaxhuar të qetësohej mes kontraksioneve. “Ti je një engjëll,” tha pas një kontraksioni tjetër të fortë.
“Unë nuk jam engjëll,” u përgjigja, “por përpiqem të ndjek ç’më tregon Zoti.”
- 2 Timoteu 4:2 ↑