Të japësh është më e thjeshtë ta thuash se sa ta bësh. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur në të përfshihet sakrifica. Nga ana tjetër, Bibla tregon se Zoti e nderon shumë këtë lloj dhënieje..
“Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar, shumë të pasur hidhnin shumë. Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrat. Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: ‘Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se gjithë të tjerët. Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar.’” 1
Me shumë mundësi, disa nga ata të pasurit dhanë nga detyra apo nga dëshira për t’u vënë re nga dhurimi, në vend që të dashurisë së sinqertë nga Zoti. As nuk qe një sakrificë e madhe nga ana e tyre. E veja, nga ana tjetër, ishte e varfër, por kishte dëshirën të jepte gjithçka kishte. Ajo po jepte me një zemër sakrifikuese. Ndaj Jezusi e veçoi atë për një lavdërim të tillë.
Tentojmë të jam më lehtë kur nuk na kushton gjë. Por Mbreti David refuzoi t’i jepte Zotit “nga ajo që s’kushtonte gjë”. 2
Disa vite më parë, u luta veçanërisht për një kitarë Ovation. Sapo e mora, ndjeva Zotin që më thoshte se duhet t’ia jepja dikujt që kishte vërtet nevojë për një kitarë. U habita dhe nisa të pyesja veten a do të mund të kurseja për të blerë një të re. Por pa dyshim që e ndjeva se duhet ta bëja.
Rreth një javë pasi e dhurova, më ftoi të këndoja në kishë një shok muzikant që kishte një dyqan muzikor. Kur i thashë se s’kisha kitarë që t’i bija, ai tha , “S’është problem. Do të zgjedh ndonjë nga dyqani im dhe do të ta jap ta përdorësh.” Doli se ishte një kitarë Ovation. S’mund ta besoja!
Kur mbaroi shërbesa, kërkova shokun tim ta falënderoja dhe t’i ktheja instrumentin, por ai tha friend: “Kur po këndoje, Zoti qartësisht më tha të të bekoja ty dhe punën tënde misionare me këtë kitarë.”
U largova nga ajo kishë duke ndier se po ecja mbi ajër.
Edhe pse nuk marrim gjithmonë bekime materiale në këmbim të dhënies, asnjëherë s’mbetesh pa u shpërblyer.