Jam rritur në një familje të krishterë, por kur isha adoleshente, ndihesha e tronditur nga problemet e botës, të cilat më bënë të lëkundesha në besimin tim. Megjithatë, kur isha tetëmbëdhjetë vjeç, i dashuri im qe një besimtar i përkushtuar. Ne herë pas here diskutonim mbi besimin dhe ai ishte aq i sinqertë saqë fillova të kisha dyshime për lëkundjen që pata.
Një ditë, e mora Dhjatën e tij të Re, shkova në një park të madh dhe u ula buzë një liqeni një vogël. Fillova ta lexoja nga fillimi, Ungjilli i Mateut. Kur arrita te Predikimi në Mal, u trondita! Ato ishin parimet me të cilat doja të jetoja; s’i kisha parë ndonjëherë gjëkundi të shkruara aq qartë.
Vazhdova të lexoja gjithë pasditen, duke kaluar nga njëri Ungjill në tjetrën. Ishte si një skenë filmi, ku dikush është shumë i përqendruar që të gjithë dhe gjithçka të zhduket. Virtualisht u transportova nëpër rrugët me pluhur të Galilesë, fshatrat ku peshkohej, tempulli dhe unë isha një nga dishepujt e Jezusit, e zellshme të dëgjoja dhe të shikoja se çfarë do të bënte apo do të thoshte Ai tjetër.
Ra muzgu teksa lexoja kapitullin e fundit të Gjonit, dhe unë u ktheva në tokë. Eca drejt shtëpisë e transformuar, dhe e vetmja gjë që doja ishte të zbuloja si mund të jetoje me parimet që më mësoi Jezusi. Disa muaj më vonë, Ai më tregoi misionin e jetës sime dhe që atëherë, unë kam bërë më të mirën time për ta përmbushur atë.
Njohja e Jezusit është zbulimi më i madh që mund të bëjë ndokush! Dikush ka thënë se të lexosh Biblën është si të lexosh vetë historinë tonë, sepse edhe ne jemi pjesë e asaj historie, një historie që përfshin jetët tona. Pjesa më e mirë është se ne e dimë që historia jonë ka një fund të lumtur!