Bibla na tregon se “lutja e një personi të drejtë është e fuqishme dhe efikase.” 1 Por shumica prej nesh, me shumë gjasa, kanë vrarë mendjen nëse lutjet tona përbëjnë vërtet ndryshimin, veçanërisht nëse jemi lutur gjatë dhe fort për një situatë të caktuar, por nuk kemi parë rezultatin e dëshiruar.

Kur po përgatisja këtë numër, më doli para ilustrimi i mëposhtëm:

Në një fabrikë, një shufër e shtrirë çeliku me peshë 225 kg po mbahej pezull nga një zinxhir. Afër saj, një tapë me përmasa mesatare po mbahej pezull nga një fije mëndafshi. “Kur të kthehemi përsëri në këtë vend,” i tha një ciceron një grupi vizitorësh, “do të shikoni diçka që në pamje të parë ju duket e pamundur. Kjo tapë do ta vërë shufrën e çelikut në lëvizje.”

Ciceroni vendosi në lëvizje një mekanizëm përmes së cilit tapa trokiste butësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme shufrën e çelikut, e cila vazhdonte të mbetej pa lëvizur. Vizitorët panë për një apo dy minuta teksa tapa godiste shufrën prej hekuri me një rregullsi lavjerrësi, më pas, ata vazhduan turin. Dhjetë minuta më vonë, shufra po dridhej lehtë, dhe kur grupi u kthye pas një ore, shufra e rëndë po lëkundej si lavjerrësi i një ore.

Kështu që, herës tjetër kur të ndiesh se lutjet tuaja nuk kanë pasur as efektin më të vogël, kujtoni tapën.Shpesh, njerëzit dhe situatat nuk ndryshojnë brenda natës, edhe pasi lutemi. Por çdo lutje është si një tjetër trokitje kundrejt shufrës së çelikut. Mund të duket se nuk bën një ndryshim të menjëhershëm, po me kalimin e kohës ne do të shohim si Zoti i ka dhënë përgjigje lutjeve tona.


  1. Jakobit 5:16