Të bekuar janë paqebërësit, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.—Mateu 5:9
Ne që punojmë për paqe nuk duhet të ligështohemi kurrë. Duhet të vazhdojmë të lutemi për paqe dhe të veprojmë për paqe me çdo mënyrë që mundemi, duhet të vazhdojmë të flasim për paqen dhe të jetojmë në paqe; për të frymëzuar të tjerët, ne duhet të vazhdojmë të mendojmë për paqen dhe të dimë se paqja është e mundur.—Pelegrini i Paqes (1908-1981), lindur me emrin Mildred Lisette Norman, pacifiste dhe aktiviste e paqes.
Siç kam thënë, gjëja e parë që duhet bërë është të tregohesh i sinqertë me veten. Nuk mund të ndikosh shoqërinë nëse s’ke ndryshuar veten tënde….. Njerëzit e mëdhenj që sjellin paqe janë njerëz me integritet, ndershmëri, me përulësi.—Nelson Mandela (1918-2013), burri shteti Afrikano-Jugor dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen në 1993.
Ndjekësit e Jezusit janë thirrur për paqe. Kur Ai i thirri ata gjetën paqen, sepse Ai është paqja e tyre.
Por tani u është thënë që jo vetëm duhet ta kenë paqen, por edhe të vendosin paqe.—Dietrich Bonhoeffer (1906–1945), Teolog dhe pastor Luteran Gjerman.
Unë besoj se e gjithë vuajtja shkaktohet nga injoranca. Njerëzit shkaktojnë dhimbje tek të tjerët duke kërkuar me egoizëm lumturinë dhe kënaqësinë e tyre. Lumturia e vërtetë vjen nga një lloj paqeje dhe kënaqësie e cila duhet të arrihet nëpërmjet kultivimit të altruizmit, dashurisë dhe mëshirës; dhe eleminimit të injorancës, egoizmit dhe lakmisë.—Dalai Lama i 14-të. (lindur v.1935)
Nëse jemi të qetë, nëse jemi të lumtur, mund të buzëqeshim dhe të lulëzojmë si një lule, dhe çdokush në familjen tonë, në gjithë shoqërinë tonë, do të përfitojë nga paqja jonë.—Thich Nhat Hanh (lindur v. 1926), Murg Budist Vietnamez dhe aktivist paqeje.
Nëse ke paqe brenda vetes, atëherë të paktën ekziston pak paqe në botë.—Tomas Merton (1915–1968), Shkrimtari dhe mistiku Katolik Anglo-Amerikan.
Vendosja e paqes është një proçes shërimi dhe fillon me mua, por nuk mbaron aty.—Gene Knudsen Hoffman (1919–2010), shkrimtar dhe aktivist paqeje.
Nëse do të ekzistojë paqja në botë,
Duhet të ketë paqe në kombe.
Nëse do të ekzistojë paqja në kombe,
Duhet të ketë paqe në qytete.
Nëse do të ekzistojë paqja në qytete,
Duhet të ketë paqe mes fqinjëve.
Nëse do të ekzistojë paqja midis fqinjëve,
Duhet të ketë paqe në shtëpi.
Nëse do të ekzistojë paqja në shtëpi,
Duhet të ketë paqe në zemër.
—Lao Tzu (570–490 BC)