Kam menduar si traditat e Krishtlindjes ndryshojnë jo vetëm nga vendi në vend, por edhe nga familja në familje.

Ushqimi

Në disa vende, pjata kryesore klasike është proshutë ose mish derri i pjekur; në të tjera, gjel deti, patë, rosak, pulë, merluc, “tamales”, “pierogis”, ose një asortiment djathërash. Një asado (ushqim zgare) qengji, vici apo derri të plotë është e zakonshme në vende të hemisferës jugore ku Krishtlindja bie gjatë muajve të ngrohtë të vitit.

Pjatat e dyta, ëmbëlsirat, dhe pijet akoma më të shumëllojshme, dhe brenda çdo familjeje, janë specifike dhe me më shumë kategori. Shumë familje kombinojnë disa tradita të ndryshme.

Dhuratat

Disa fëmijë i marrin dhuratat e tyre në 24, të tjerë në 25 dhjetor, madje ka të tjerë që i marrin në 6 janar. Disa familje i shpërndajnë brenda dy ditëve, ose madje dymbëdhjetë ditëve. Kur vizitova disa familjarë të largët të mamasë sime në Poloni për herë të parë, mësova rreth traditës së tyre të veçantë të Krishtlindjes, ku njeri nga xhaxhallarët vishej si Babagjysh dhe i jepte të gjithë fëmijëve dhuratat pas darkës së Vigjiljes së Krishtlindjes.

Thuajse të gjithë e duan Krishtlindjen, por si saktësisht e duan atë, çfarë do të thotë për ta, dhe si ndërveprojnë ata me festën dhe me njëri-tjetrin gjatë këtij sezoni, ndryshon nga njëri person në tjetrin. Unë mendoj se është pak si Vetë Jezusi dhe se çfarë do të thotë Ai për secilin prej nesh. Ai e bën të ditur praninë e Tij, na flet, dhe angazhohet në jetët tona në bazë të faktit kush jemi dhe çfarë kemi nevojë. Dhe përsëri, bërthama se kush është Ai, mbetet gjithmonë, Biri i Zotit, Shpëtimtari ynë.

Në Bibël, Jezusit i referohen me shumë emërtime — “Bariu i Mirë,” 1 “buka e jetës,” 2 “drita e botës,” 3 “udha, e vërteta dhe jeta,” 4 dhe “ngjallja dhe jeta,” 5 veç të tjerave.

Ai është gjithashtu shërues, 6 një mbrojtës i të cenueshmit, 7 dhe e preferuara im, një mik. 8 Gjithsecili mund ta imagjinojë sot Jezusin të thotë “Jam i besuari yt,” “Jam terapeuti yt,” ose madje edhe “Jam shoku yt i ngushtë.” Prezantimi fillestar i Zotit te Moisiu ishte thjesht “Unë jam Ai që jam.” 9 Ai është, dhe Ai është në secilën prej jetëve tona, dhe Ai vjen tek ne kur kemi nevojë për Të, në periudhën e Krishtlindjes, dhe përgjatë gjithë vitit.


  1. Gjoni 10:11,14
  2. Gjoni 6:35
  3. Gjoni 8:12
  4. Gjoni 14:6
  5. Gjoni 11:25
  6. p.sh., Gjoni 9
  7. Shih Gjoni 8:1–11.
  8. Shih Gjoni 15:13–15.
  9. Eksodi 3:14