Jeta mund të jetë jashtëzakonisht e ngarkuar, dhe kjo mund të vështirësojë jetët tona shpirtërore. Mund të jetë e vështirë të gjesh kohë të bisedosh me Zotin, të kalosh kohë në praninë dhe fjalën e Tij. Sikur të ketë një forcë të fortë rëndese që na mban të lidhur pas brengave të jetës së përditshme, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë të ndalojmë dhe të hyjmë në praninë e Tij, ku mund të gjejmë fuqi dhe rezistencën për t’i bërë ballë me hijeshi brengat e jetës.
Kjo në këmbim mund të ndikojë në bindjen tonë për të ndarë besimin tonë me të tjerët. Kur ne jemi shumë të zënë, ku ankthet edhe shqetësimet e jetës mbi nevojat tona na peshojnë shumë mbi shpatulla dhe ne nuk e lejojmë Zotin të na ndihmojë, e harrojmë lehtë që ka edhe njerëz të tjerë përreth që kanë shumë barra të njëjta me ne dhe shpesh shumë më të rënda se tonat. Dhe përsëri, ndryshe nga ne besimtarët, ata nuk e njohin Zotin.
Pavarësisht si është gjendja jonë, ne kemi Zotin pranë të na ndihmojë ta kapërcejmë. Por shumë njerëz nuk dinë për Të, dhe si rrjedhim nuk janë të sigurt për praninë e Tij, nuk kanë paqen e brendshme se Ai i do, dhe besimin se ata do të jetojnë me ta përgjithmonë. Dhe ka disa që mund të mos e mësojnë kurrë, po nuk i thamë.
Le të lutemi që të mos mbetemi të vetmuar në bekimet tona, në brendësi, duke u shqetësuar së tepërmi për veten dhe nevojat tona. Më mirë, le t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të jemi të ndjeshëm kundrejt faktit që njerëzit, me të cilët Ai na vë në kontakt të jenë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij dhe që të cilët, Ai i do dhe vdes për secilin prej tyre.
I dashur Zot, më mbush me Shpirtin, dhembshurinë dhe dashurinë Tënde që të mund të flas si do të flisje Ti. Akoma më mirë, të kërkoj që Ti t’i flasësh njerëzve përmes meje. Fjalët e Tua të ëmbla të dashurisë, mirëkuptimi Yt, përkujdesja, shqetësimi dhe e vërteta rrjedhin përmes meje si të isha kanali yt, kanali që përcjell nga zemra Jote te e tyrja.
Ndriço qoshet më të errëta të zemrave të tyre me dritën dhe dashurinë Tënde. Fali atyre çlodhje në vend të mundimit, paqe në vend të shqetësimit, lumturi në vend të hidhërimit. Zëvendësoje ankthin e tyre me ngushëllim, frikët e tyre me besim. Dhe kur të jetë vullneti Yt, më përdor ta kthej këtë në realitet.