“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell.” 1

Ky është një mësim i madh jete. Është lajm i mirë… dhe jo lajm i mirë në të njëjtën kohë. Pavarësisht se si ndiheni në atë moment, cilën periudhë të jetës po përjetoni, me shumë gjasa ju prisni një ndryshim në një pikë të saj, sepse, siç e dimë, periudhat vijnë dhe ikin.

Kur Mbreti Solomon Shkrimet e Shenjta në vijim, ai dha shumë shembuj të periudhave dhe mënyrave si jeta jonë mund të ndryshojë:

një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur,
një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,
një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar,
një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,
një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur,
një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,
një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët,
një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,
një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur,
një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,
një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur,
një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,
një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer,
një kohë për luftën dhe një kohë për paqen. 2

Një nga premtimet më të bukura në Bibël, është dhënë në të njëjtin kapitull: “Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.” 3

Më pëlqen pjesa që thotë “pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën.” Kur unë isha adoleshente, kisha aq shumë plane dhe ide mbi mënyrën si doja të ishte jeta ime. Shumica e ideve që kisha ishin të mira, ose të paktën, në rregull. Nuk po ëndërroja (vetëm) të isha e famshme apo milionere. Doja gjithashtu të mund të shkojë në çdo vend të botës, ku kishin nevojë për ndihmë. Doja të ndihmoja jetimët dhe të zhdukja varfërinë. Kur të kisha dhe po të kisha fëmijë, do të doja t’i rrisja në një fshat afrikan, ku të gjithë punonim së bashku për të ndihmuar një komunitet të lulëzonte. Këtë dëshiroja. Dukej një ëndërr vërtet e bukur; ashtu më duket ende, ndonjëherë.

Por Zoti kishte një plan për mua, pa pasur mundësinë ta zbuloja.

Po e shoh ende atë plan duke u zhvilluar, por kam mësuar mjaftueshëm të di se plani i Zotit është shumë më largpamës, se gjithçka që unë mund të zbuloj. Kam mësuar se Zoti është i pranishëm si në periudhën e mbjelljes dhe në periudhën e korrjes. Dhe diçka tjetër që kam kuptuar, është se të dyja periudhat përsëriten.

Një fermer i mbjell produktet e tij çdo pranverë dhe i korr ato çdo vjeshtë. Çdo vit. Ai nuk mërzitet që i mbjellë përsëri në vitin pasardhës. Ai nuk ulërit i trishtuar, Vitin e shkuar e bëra këtë! Pse ta bëj përsëri? Në dimër, kur është koha për të mbledhur të korrat, ai nuk i thotë vetes, Oh! Nuk do ta bëj kurrë më këtë! Fermeri e di që cikli do të përsëritet çdo vit, dhe nuk e ka problem këtë.

Në këtë mënyrë, të gjithë duhet të bëjmë paqe me sezonet e jetës sonë. Ka një periudhë për të qeshur, dhe një periudhë për të qarë, një periudhë për të mbjellë, dhe një periudhë për të korrur, një periudhë për të dhënë, dhe një periudhë për të marrë. Do të ndodhin të gjitha.

Në Teksas, ku jetoj unë, moti është i paparashikueshëm. Një ditë je me të shkurtra. Ditën tjetër, duhet të nxjerrësh pajisjet e dimrit sepse është një i ftohtë i tmerrshëm. Në ditët vërtet të nxehta, ndër të cilat është edhe e sotmja, është e vështirë të mbash mend që ka ditë të ftohta edhe këtu, madje, i ftohtë i acartë.

Ndodh njësoj edhe me sezonet e jetës. Kur vijnë kohët e trishtueshme, është vështirë të mbash mend që ka gjithashtu edhe shumë lumturi. Kur gjërat të mundojnë, është e thjeshtë të harrosh të gjitha gjërat që kanë ecur me lehtësi.

Për Zotin, një sezon nuk është më i vyer se të tjerat. Ai mund të përdorë çdo sezon të jetës sonë për të vënë në praktikë planet e Tij. Ndonjëherë, mendoj se Zoti është duke më buzëqeshur kur gjërat janë duke shkuar mirë, dhe një provë ose fatkeqësi do të thotë se nuk jam më e preferuara e Tij. Por përvoja më ka mësuar që nuk është kështu. Një artist i shkëlqyer do të përdorë ngjyra të ndritshme dhe të bukura, si e kuqja, e verdha, e purpurta, dhe bluja për të përcjellë frymëzim, por jo pa kontrastet e të zezës, grisë së mbyllur, dhe hijeve të së bardhës.

Duhet t’i besojmë Artistit. Vepra e tij flet për të, dhe periudha dhe përsëri, Ai ka provuar që Ai bën vërtet gjithçka të bukur në kohën e Tij. Secila prej jetëve tona nuk është përjashtim për sezonet e lumtura dhe të trishtuara. Dhe as nuk është një përjashtim nga premtimi që do të jetë e bukur në kohën e tij.


  1. Predikuesi 3:1
  2. Predikuesi 3:2–8
  3. Predikuesi 3:11