Mënyra më e mirë për t’u siguruar që po bën progres është të bësh çdo ditë nga një përpjekje për të hedhur një hap përpara. Hidh një hap në drejtimin e duhur në çfarëdo lloj fushe që po punon. Refuzo të bësh jetë të kotë apo të zësh vend. Qëndro gati për t’u hedhur drejt një aventure të re. Provo diçka të re, mëso diçka të re, bëj diçka të re.
Çdo ditë mund të mbushet me të reja dhe me sfida, nëse ju plot besim i prisni ato në jetën tuaj shpirtërore. Nëse e gjen veten të mërzitur apo përgjumësh, apo ke ndjenjën se ke rënë pre e përditshmërisë, atëherë është koha ta thyesh akullin. Shiko përreth teje: A ka ndonjë njeri që ke kohë që nuk i flet? A ka ndonjë gjë të re që dua të të tregoj me Fjalën Time? Ka gjithmonë diçka që mund ta bësh për të përparuar dhe për t’u rritur.