Të jetosh një jetë të krishterë në botën e sotme intriguese dhe komplekse mund të duket goxha e vështirë. Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë çast pas çasti. Shumë prej tyre nuk janë të këqija, por marrin kohën tonë dhe na pengojnë të ushqejmë besimin tonë.

Po përsëri ne të gjithë njohim njerëz që duket se kanë gjetur mënyrë për të ekuilibruar konfliktet e jetës moderne, dhe sigurisht, po ashtu edhe të krishterë të panumërt para nesh kanë qenë të suksesshëm në kohën e tyre. Pra, cili është sekreti? Siç duhet të hamë, marrim frymë dhe të ushtrohemi në mënyrë që të rritemi fizikisht, këto tre elementë kryesorë nevojiten edhe  për rritjen shpirtërore.

Ne rritemi duke ngrënë

Të lexosh dhe të studiosh Fjalën e Zotit dhe materiale të tjera udhëzuese janë ushqim për shpirtrat tanë dhe thelbësore për rritjen dhe jetën shpirtërore. “Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.” 1 “Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjalët e tua kanë qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime.” 2

Ne rritemi duke marrë frymë

Lutja është quajtur fryma e shpirtit. 1 Thesalonikasve 5:17 na thotë “lutuni pa pushim,” dhe Romakëve 12:12 “këmbëngulës në lutje.”

Ne rritemi duke u ushtruar

Ne ushtrohemi duke ndjekur në mënyrë aktive hapat e Jezusit, duke bërë ç’mundemi për të ndihmuar nevojtarët, për të lehtësuar të rënduarit dhe për të inkurajuar të ligështuarit. Mbi të gjitha, si Gjon Pagëzori, mund të caktojmë të tjerët te “Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!” 3

Rritja shpirtërore nuk është e thjeshtë, por, rrallëherë është rritja e tillë! Në fakt, kuraja është cilësia që demonstroi udhëheqësit fetarë të kohës së tyre që apostujt kanë qenë me Jezusin:  “Ata, kur e panë çiltërinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.” 4


  1. Gjoni 6:63
  2. Jeremia 15:16
  3. Gjoni 1:29
  4. Veprat e Apostujve 4:13